Flash

Juventus rigjen Vlahovic e Pogba për sprintin final drejt Champions: gol me peshë e lojëra prestigji para Atalantës

Lapsi.al 4 May 2023
Juventus rigjen Vlahovic e Pogba për sprintin final drejt Champions: gol me

Fitorja disi e vuajtshme ndaj Lecce i lejoi Juventus të shkëputet me dy pikë të tjera nga skuadrat që tani zënë vendin e katërt. Bardhezinjtë janë në kërkim të sigurimit të zonës Champions League. Tani janë pesë pikët që i ndajnë bardhezinjtë nga Milan, Roma dhe Atalanta. Por nuk ka kohë për t'u çlodhur, sepse skuadra e Max Allegri do të jetë e impenjuar në Bergamo të dielën. Një sfidë thuajse vendimtare, për të mos rrezikuar të përfshihen në drithërima, në prag të gjysëmfinales së Europa League kundër Sevilla. Një takim, shumë i ndjerë nga tifozët, por edhe nga klubi, që dëshiron të rikthehet të ngrejë një trofe ndërkombëtar. Natyrisht, pastaj, është gjithmonë shpata e Demokleut e drejtësisë sportive dhe e UEFA-s, që i rri mbi kokë Zonjës, por fusha, sot, duhet të jetë prioriteti i trajnerit dhe lojtarëve.

Rikthimi te fitorja pas një serie të gjatë humbjesh dhe barazimesh mund të bëjë vetëm mirë për moralin e grupit. E në veçanti për Dusan Vlahovic, që ndaj salentinëve prishi agjërimin, që rrezikoi ta çonte në humnerën e një krize nervore. Një gol brilant me aksion i pritur prej kohësh, me shpresën që të jetë vetëm i pari i një serie vendimtare në momentin kryesor të këtij sezoni.

Lexo më tej: Video/ Vlahovic zhbllokohet e vendos ndeshjen: dy gola të anuluar e shumë vuajtje për Juventus ndaj Lecce

KTHIMI I OKTAPODIT

Por një lajm i mirë vjen edhe nga Paul Pogba. Minutë pas minute, francezi shfaqet gjithnjë e më shumë pranë një gjendje të denjë për të shkuarën e tij. Ndaj Lecce mesfushori shfaqi disa nga lojërat që kanë ndezur tifozët disa vite më parë. Do të ishte një lajm i mirë për teknikun Allegri, i cili ka nevojë për fizikun, teknikën dhe personalitetin e Oktapodit, për të përforcuar një mesfushë që nuk është kurrë plotësisht bindëse.

Për të ardhur keq është dëmtimi i Mattia De Sciglio, që do të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë. Mbi të gjitha, Cuadrado do të paguajë çmimin, i thirrur për të punuar jashtë orarit në muajin e ardhshëm. Një muaj në të cilin Juventus do të luajë një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm, nëse vendimet gjyqësore e lejojnë.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI