Flash

Haaland, 35 gola e rekordi unik në Premier: "Si do ta festoj? Ushqim, videogame e gjumë"

Lapsi.al 4 May 2023
Haaland, 35 gola e rekordi unik në Premier: "Si do ta festoj? Ushqim,

Erling Haaland i ka shtuar një tjetër arritje të pabesueshme palmaresit të tij. Kundër West Ham, norvegjezi i Manchester City shënoi golin e tij të 35 në kampionat. Një gol që i lejoi të thyente rekordin e golave të një sezoni në Premier League, të vendosur nga Alan Shearer dhe Andrew Cole. "Është një natë e veçantë dhe një moment special - tha sulmuesi i City për BBC në fund të ndeshjes -. Është e pabesueshme dhe unë jam vërtet i lumtur dhe gjithashtu jam i lumtur për tre pikët. Në fund është kjo që ka rëndësi e jam i lumtur".

Haaland kishte arritur ndërkohë rekordin për një sezon me 38 ndeshje, duke thyer 32 golat e Mohamed Salah për Liverpool në 2017-18. Por tani ai ka kaluar edhe legjendat Shearer dhe Cole. Dyshja kishte kryesuar renditjen deri tani me 34 gola në një sezon me 42 ndeshje. "A do ta festoj në shtëpi arritjen? Jam shumë i kënaqur me këtë rekord. Por nuk dua të mendoj për të apo për të tjerët - shpjegoi sulmuesi i City -. Tani do të shkoj në shtëpi, do ha diçka dhe do të luaj videolojëra. Nuk them se cilën se pastaj më tallni. Pastaj do të shkoj në shtrat. Kështu e festoj këtë moment historik".

Një koment edhe për “rojën e nderit” që i bënë shokët, duke e goditur vazhdimisht ndërsa kalonte midis, në shenjë feste. "I falënderoj për gjestin por më dëmtuan. Më goditën fort në kokë dhe në shpinë”, përfundoi me të qeshur qendërsulmuesi.

Lexo më tej: Video/ Rekordmeni Haaland një forcë e natyrës, City parakalon Arsenal: fitorja e pestë radhazi e Liverpool

KLASIFIKIMI I BOMBERAVE TË PREMIER

1) ERLING HAALAND - 35 gola në sezonin 2022/23 me M.City

2) ALAN SHEARER - 34 gola në sezonin 1994/95 me Blackburn

3) ANDY COLE - 34 gola në sezonin 1993/94 me Newcastle

4) MOHAMED SALAH - 32 gola në sezonin 2017/18 me Liverpool

5) ALAN SHEARER - 31 gola në sezonin 1993/94 me Blackburn

6) C. RONALDO - 31 gola në sezonin 2007/08 me M.United

7) LUIS SUAREZ - 31 gola në sezonin 2013/14 me Liverpool

8) ALAN SHEARER - 31 gola në sezonin 1995/96 me Balckburn

9) THIERRY HENRY - 30 gola në sezonin 2003/04 me Arsenal

10) HARRY KANE - 30 gola në sezonin 2017/18 me Tottenham

11) KEVIN PHILLIPS - 30 gola në sezonin 1999/2000 me Sunderland

12) ROBIN VAN PERSIE - 30 gola në sezonin 2011/12 me Arsenal

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI