Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Tottenham rikuperim spektakolar në debutimin e Mason: 2-2 me United, i pandalshëm Newcastle

Lapsi.al 27 April 2023
Video/ Tottenham rikuperim spektakolar në debutimin e Mason: 2-2 me United,

Në javën e 33 të Premier League, Manchester United arrihet nga Tottenham i ri i Mason. Epërsisë së dyfishtë të Sanços (7') dhe Rashfordit (44') iu përgjigjën Pedro Porro (56') dhe Son (79'). Një tjetër sukses i fortë për Newcastle, që mposhti Everton 4-1. Wilson ishte vendimtar për Magpies me një dygolësh. Humbje e rëndë për Southampton, që u dorëzua 1-0 ndaj Bournemouth dhe është gjithnjë e më afër rënies nga Premier.

Merr frymë Tottenham në debutimin e Mason, që rikuperon Manchester United nga 2-0 në 2-2. Ndeshje me ritëm të lartë në pjesën e parë të lojës. Spurs u përpoqën të mbanin topin pa frikë, por në sulmin e parë Red Devils kaluan në avantazh. Në minutën e 7' Rashford sghërbeu për Sancho, që mposhti Foster. Ish-lojtari i Dortmund iu afrua dyfishimit pak minuta më vonë, me Perisic që shpëtoi në linjë. Formacioni i Mason rifutet në lojë dhe përpiqet të barazojë në disa raste. Më e bujshmja ndodh pikërisht në këmbët e Perisic, që u hipnotizua nga de Gea. Në përmbysjen e fronteve skuadra e Ten Hag përfitoi dhe në kundërsulm shënoi 2-0 me Rashford, në minutën e 44'.

Lexo më tej: Video/ Manchester City shtyp 4-1 Arsenal: Gunners ende në krye për çështje kohe, Guardiola hipotekon titullin

Në pjesën e dytë, Tottenham ishte krejtësisht ndryshe. Vendasit administruan zotërimin e topit dhe në minutën e 56' shkurtuan diferencën. Pedro Porro shënoi me të djathtën, pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë. Red Devils reaguan menjëherë, me traversën e bujshme të goditur nga Bruno Fernandes. Ndeshja është spektakolare, me shkëndija nga të dyja anët. Pas një orë lojë Spurs kishin dy mundësi shumë të qarta, të dështuara fillimisht nga Son dhe më pas nga Dier. Gjithsesi, koreani e shleu gabimin në minutën e 79', kur bëri 2-2 me asistin e Harry Kane. Në fund, Manchester United tentoi të fitonte ndeshjen, por përfundoi në barazim. Tottenham ngjitet në kuotën e 54 pikëve, gjashtë më pak se United, që kanë ende dy ndeshje për të rikuperuar.

Premier League England

Everton 1-4 Newcastle United

Southampton 0-1 AFC Bournemouth

Tottenham Hotspur 2-2 Manchester United

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI