Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ “Thyejani këmbët”: komenti skandaloz i drejtorit të Sportitalia Criscitiello merr përgjigjen e Leao

Lapsi.al 27 April 2023
Video/ “Thyejani këmbët”: komenti skandaloz i drejtorit
Drejtori i Sportitalia, Michele Criscitiello ka bërë një koment të pakëndshëm për Rafael Leao. Fjalët e tij kanë ndezur polemikat me tifozëve kuqezi, menjëherë në mbrojtje të lojtarit të tyre. Michele Criscitiello komentoi talentin e ri të Milan, që vendosi ndeshjet e Champions League kundër Napolit dhe kundër Lecce në kampionat. Në dritën e paraqitjeve të mira dhe shpejtësisë së tij, Criscitiello u përpoq t'u jepte këshilla të shëmtuara kundërshtarëve të Rafa Leao: “Nuk kam luajtur futboll sepse jam i paaftë. Por deri tani do e keni kuptuar. Napolitanë, mesfushor i Lecce. E dini kush është Leao, sapo të fillojë loja bëni një faull, merrni një të verdhë, një të kuqe, një portokalli. Por thyejani këmbët”.

KOMENTI

Fjalët e gazetarit nuk i kanë pëlqyer tifozëve të Milan, të cilët menjëherë u përgjigjën me komente disaprovuese. Drejtori, më pas, iu përgjigj komenteve të egra kundër tij, duke u përpjekur të justifikohej: “Djema, e kuptoj që duhet të shfaqeni për të tërhequr vëmendjen, por gazetarisht nuk është e saktë të merrni 4 fjalë të thëna në favor të Leao dhe t'i transformoni ato “kundër". Unë e kam postuar videon e plotë që edhe ju ta kuptoni dikutimin e plotë. Mirupafshim".

PËRGJIGJA E PORTUGEZIT

Më pas ka ardhur përgjigja nga vetë Leao përmes profilit të tij në Tëitter: “Problemi nuk është kush e thotë, por kush i bën të thonë këto gjëra”. Rafa është përgjigjur po me ton, me një aluzion polemikash për botën gazetareske. E duket se nuk trembet nga fjalët e gazetarit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI