EDERSON TALLET ME TIFOZËT E ARSENAL
Ai që e rrëmbeu skenën ishte braziliani Ederson. Portieri i City, jo shumë i impenjuar gjatë ndeshjes, u bë viral për reagimin e tij në golin e 4-1 të Haaland. Në fakt, braziliani iu drejtua sektorit të tifozëve të Gunners dhe imitoi gjestin e të qarit.Vetëkuptohet se gjesti i portierit ndau opinionet e njerëzve në rrjetet sociale. Ka nga ata që e etiketonin hero dhe atyre, nga ana tjetër, që e cilësuan si mungesë sportiviteti. Fakti është se City është praktikisht i pari dhe me vetëm 5 ndeshje të mbetura, mund të thuhet fortë se është pranë fitimit të kampionatit.Ederson ai tifosi dell’Arsenal ? pic.twitter.com/mumUmIRl5T
— Il Calcio Inglese (@calcioinglese) April 27, 2023