Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Dimarco eliminon Juventus: finalisti i parë i Kupës së Italisë është Inter

Lapsi.al 26 April 2023
Video/ Dimarco eliminon Juventus: finalisti i parë i Kupës së

Inter është finalisti i parë i Kupës së Italisë 2022/23. Zikaltrit mposhtën Juventus 1-0 në San Siro, në gjysmëfinalen e kthimit. E kështu, pas barazimit në ndeshjen e parë, skuadra e teknikut Inzaghi kualifikohet në aktin final të kompeticionit. Për Inter tashmë në finale e pret një ndeshje me Fiorentinën apo Cremonese më 24 maj. Ndeshja e kthimit u vendos nga një devijimin i Dimarco në minutën e 15', që i dha drejtim një ndeshje në përgjithësi jospektakolare. E megjithatë, suksesi i Inter nuk u vu asnjëherë realisht në diskutim. Djemtë e Simone Inzaghi, pra, do të kenë mundësinë të mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar. Skuadra e Allegri, në një sezon shumë të komplikuar, duhet të luajë tashmë vetëm për Europa League.

Në fakt, ndeshja mund të kishte rezultat edhe më të rrumbullakosur. Në fillimin e pjesës së dytë, me një diagonale në të majtë, në një kundër një kundër Bremer, Dzeko shënoi edhe golin e 2-0 në shtyllën e dytë. Por goli u anulua për pozicionin jashtë loje në nisje të boshnjakut. Pas sinjalizimit të asistentit, Doveri e ndaloi lojën vetëm kur aksioni përfundoi.

Lexo më tej:Sektori u fal, por koret raciste kundër Lukaku kanë kosto: 171 përjashtime për tifozët e Juventus

KUNDËRSHTARI I FINALES, NESËR

Inter shkon në finalen e Kupës së Italisë dhe nesër në mbrëmje do të dijë nëse do të sfidojë Fiorentinën apo Cremonese. Të besuarit e Simone Inzaghi mposhtën Juventus, në ndeshjen e dytë, falë një goli të Dimarco. Anësori kishte shënuar edhe në finalen e Superkupës kundër Milan e tani ndëshkoi bardhezinjtë. Sukses i merituar për Lautaro dhe shokët e tij, sepse skuadra e Max Allegri, që vinte nga tre humbje radhazi në kampionat, bëri pak ose aspak për të fituar. Gjithësesi kjo ishte humbja e parë sezonale e Juventus nga zikaltrit. Skuadra e Allegri humbi ndoshta ndeshjen më të rëndë dhe, bashkë me të, mundësinë për të luajtur finalen në Romë më 24 maj. Për Inter është një sukses "historik": në pesë gjysmëfinalet e mëparshme kundër Zonjës, ata ishin eliminuar gjithmonë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI