Flash

Dybala rrëfen raportin me Cristiano Ronaldo dhe ngjarjen në avion: “Një herë i thashë se e urreja”

Lapsi.al 26 April 2023
Dybala rrëfen raportin me Cristiano Ronaldo dhe ngjarjen në avion:
Në një intervistë për Dazn me Diletta Leotta, Paulo Dybala është kthyer të flasë për përvojën e tij te Juventus. Në veçanti, argjentinasi është ndalur në marrëdhënien me Cristiano Ronaldo, duke zbuluar një episod të bukur. Paulo Dybala u zbërthye në bisedën me Diletta Leotta, në specialen e Dazn "Scacco Capitale". Në intervistën e gjatë, Dybala iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me Cristiano Ronaldo si shok skuadre te Juventus. Lidhur me këtë, Joya nënvizoi vlerën e pasjes së asit portugez në skuadër: “Ishin tre vite të mira me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai na jepte diçka më shumë”. Dybala vazhdoi duke treguar edhe një episod interesant për marrëdhënien e tij me CR7: “Në Argjentinë ndihet thellë rivaliteti mes Messi e Cristiano. Padyshim që si fëmijë kam qenë gjithmonë në krah të Messi. Një herë po shkonim të luanim një ndeshje, unë isha në fund të avionit dhe ai ishte ulur më përpara. Në një moment të fluturimit ai erdhi tek unë për të folur për futbollin dhe shumë gjëra të tjera. Ne folëm për jetën tonë në përgjithësi dhe në një moment i thashë "si fëmijë praktikisht të kam urryer". Lexo më tej: Hetimi Prisma, tërhiqen Dybala e CR7: nuk janë pjesë civile kundër Juventus Sulmuesi aktual i Romës përfundoi bisedën duke pranuar miqësinë me Ronaldon, që shkon përtej çdo rivaliteti futbollistik: “Ne kemi qeshur me këtë dhe kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë mes nesh, një dialog të mirë”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI