Flash

Zyrtare/ Ndryshon fundjava e GP në F1 me Sprint Race: nis gjithçka nga gara në Baku

Lapsi.al 25 April 2023
Zyrtare/ Ndryshon fundjava e GP në F1 me Sprint Race: nis gjithçka

Tani është zyrtare: ndryshon programi i fundjavave të GP të Formula 1, që parashikojnë Sprint Race. Të premten do të zhvillohen kualifikueset (të paraprira nga provat e lirë 1) që do të përcaktojnë renditjen e startit për garën "e gjatë" të dielën. Të shtunën është parashikuar Sprint Day me kualifikueset e dedikuara (të quajtura Sprint Shootout) dhe gara "e shkurtër" rreth 100 km. Do të nisë gjithcka në fundjavën në tokën azere në Baku.

Shootout përfshin një seancë më të shkurtër se ajo tradicionale dhe zë vendin e provave të lira 2. Janë konfirmuar tre stacionet kualifikuese, të cilat do të jenë përkatësisht nga 12, 10 dhe 8 minuta secili. Pilotët duhet të përdorin detyrimisht goma mesatare në SQ1 dhe SQ2 dhe goma të buta në SQ3.

Lexo më tej: Konsulenti i Red Bull, Marko, jep lajmin bombë: “Leclerc mund të largohet nga Ferrari, ka një klauzolë”

Nuk do të ndryshojë ndarja e pikëve për Sprint Race: 8 për fituesin, 7 për nënkampionin, 6 për të tretin dhe kështu me radhë deri në të tetin, i cili do të fitojë 1. Pikët do të jenë të vlefshme si gjithmonë për klasifikimet e pilotëve dhe konstruktorëve.

Formati i ri është miratuar nga Komisioni i Formula 1. Pas miratimit nga Këshilli Botëror, ai do të bëjë debutimin e tij të premten në GP të Azerbajxhanit. Përveç GP-së në Baku, garat e Sprint Race janë planifikuar në Austri, Belgjikë, Katar, SHBA-Texas dhe Brazil.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI