Flash

Ndihmëstrajneri i Juventus Landucci i tërbuar me Luciano Spalletti: "Tullac i mu*it

Lapsi.al 25 April 2023
Ndihmëstrajneri i Juventus Landucci i tërbuar me Luciano Spalletti:

Episodet e Juventus-Napoli nuk kanë fund dhe kapitulli i ri, ndoshta i fundit, i betejës në Stadium mund të lexohet direkt mes faqeve të raportit të hartuar nga agjentët federalë të pranishëm në Torino. Në veçanti, është një pasazh kushtuar Marco Landucci, zëvendësit të teknikut Allegri, “dukshëm i mërzitur nga disa vendime arbitrale”. “Tullac i mu*tit, do të të ha zemrën” i ka ulëritur ndihmëstrajneri i Juventus ndaj atij të Napolit Spalletti. Ngjarja ka ndodhur në korridorin anësor që të çon në dhomat e zhveshjes së Napolit. Spalletti “nuk ka reaguar ndaj Landucci”. Episodi i shëmtuar, raporton La Stampa, u "zbulua plotësisht, në një mënyrë të qartë", nga një prej katër hetuesve federalë.

Jo vetëm kaq, sepse mes dokumentave të dërguara në prokurorinë e FIGC ka edhe thirrje të tifozëve të Juventus kundër napolitanëve. Kështu, si përsëritje, ekziston rreziku i sanksioneve të mëtejshme nga Gjykatësi Sportiv pas asaj që ndodhi me Inter në Kupën e Italisë. Tifozët bardhezinj kanë intonuar nga "sektori i quajtur Tribuna Sud Primo dhe Secondo Anello", kore ofendues ndaj presidentit të FIGC Gabriele Gravina.

Lexo më tej: Video/ Juventus i anulohen dy gola në fund, Raspadori i ndëshkon në shtesë: Napoli pranë titullit mes polemikave

Thirrjet e diskriminimit territorial apo lavdërimet për shpërthimin e Vezuvit – siç përfshihet në raportin e inspektorëve – ndodhën “përpara ndeshjes, në minutat 19, 25 dhe 53 të pjesës së dytë”. Ato kundër numrit një të Federatës së Futbollit “në minutën e 26’ të pjesës së parë”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI