Flash

Video/ Evakuohet një sektor i stadiumit në Teheran gjatë derbit: ishte në rrezik shembje!

Lapsi.al 25 April 2023
Video/ Evakuohet një sektor i stadiumit në Teheran gjatë derbit:
Frikë dhe panik gjatë derbit mes Persepolis dhe Esteghlal në Teheran. Tifozët që ishin duke ndjekur takimin u detyruan të braktisnin unazën e dytë të stadiumit Azadi, ku po zhvillohej ndeshja. Ndërsa në fushë të kuqtë e Persepolis dhe blutë e Esteghlal sfidoheshin për rezultatin, tifozët janë evakuuar për shkak të rrezikut për shembje të sektorit! Lexo më tej: Protesta kundër regjimit: ish-futbollisti Azadani dënohet me vd*kje si “tradhëtar” Ndeshja në Teheran, gjithësesi, vazhdoi deri në fund e Persepolis fitoi 1-0. Të kuqtë e kishin nisur derbin një pikë prapa rivalëve të tyre. Por tani janë të parët dy pikë përpara Esteghlal. E për fat, asnjë incident nuk ndodhi. Me përjashtim të fatit të keq të atyre tifozëve që ishin në unazën e dytë të stadiumit e nuk mundën të shihnin dot takimin deri në fund.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI