Flash

Al Nassr eliminohet edhe në Kupë: pas gjesteve vulgare, Ronaldo sherr me trajnerin nën hijen e krizës me Georgina Rodriguez

Lapsi.al 25 April 2023
Al Nassr eliminohet edhe në Kupë: pas gjesteve vulgare, Ronaldo sherr
"Paraja nuk e blen lumturinë". Kjo është ajo që të bën të mendosh së fundmi kur shikon shprehitë e frustruara dhe të trishtuara të Cristiano Ronaldo. Portugezi, pavarësisht mbi 16 milionë eurove në muaj, sigurisht që nuk po jeton një moment të lumtur te Al Nassr i Arabisë Saudite. Pas polemikave për gjestin e tij duke treguar gjenitalet, CR7 ishte protagonist i një sherri me trajnerin e tij. Episodi ndodhi në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, të humbur 1-0 ndaj Al Wehda. Një disfatë e maturuar edhe pse luajtën në epërsi numerike për një pjesë të mirë të pjesës së dytë. CR7 ishte në fushë për 90' dhe pati disa raste për të shënuar, pa arritur megjithatë të shënonte golin e barazimit. E të mendosh që aq do të kishte mjaftuar për kualifikimin në finale. Një dështim i vërtetë për C. Ronaldo, edhe për shkak se ndeshja u vendos nga një rovjeshatë e shkëlqyer e sulmuesit të Al-Wehda, Jean-David Beauguel në minutën e 23’.

SHERRI ME JELICIC

Gjatë pushimit, CR7 doli nga fusha dukshëm i mërzitur nga performanca e ekipit të tij, në disavantazh të një goli. Ronaldo i bërtiti trajnerit të tij Jelicic, ndërsa të dy kryqëzoheshin përpara se të hynin në dhomën e zhveshjes. Një tjetër episod nervozizmi pas gjestit të bërë duke u larguar nga fusha pas një disfate në kampionat. Atëherë ishte kundërpërgjigje ndaj tifozëve kundërshtarë që brohoritnin për Messi. Një nervozizëm gjithnjë e më i dukshëm ai i Cristiano Ronaldo, që ndoshta nuk varet vetëm nga rezultatet zhgënjyese në fushë. Al Nassr është jashtë nga të gjitha kupat dhe tre pikë prapa kryesuesve në kampionat me një ndeshje më shumë të luajtur. Në prapaskenë duket se qendrojnë ato që ndodhin jashtë fushës, ku përflitet një krizë sentimentale me Georgina Rodriguez.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI