Flash

"Faleminderit, jemi mirë": Firmino u vetëofrua te Barça, Xavi e Lewandowski i mbyllin derën

Lapsi.al 25 April 2023
"Faleminderit, jemi mirë": Firmino u vetëofrua te

Sulmuesi brazilian Roberto Firmino aktualisht është te Liverpool, por e ardhmja e tij do të jetë larg Reds. Futbollisti është në kërkim të një akomodimi të ri, por ndërkohë ka marrë goditjen që nuk e priste. Braziliani shpresonte shumë të ndiqte hapat e Coutinho e Suarez duke kaluar nga Liverpool në Barcelonë, por ëndërra e tij është thyer pa nisur ende.

Liverpool po zhvillon një sezon nën pritshmëritë me rezultate të luhatshme që e kanë nxjerrë klubin jashtë nga të gjitha garat. Skuadra e Firmino aktualisht po lufton për vendin e katërt në renditje, me shpresën për tu kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions. E ardhmja është e gjitha për t'u shkruar për Reds. Edhe ajo e brazilianit është një enigmë, por gazeta Marca zbulon një prapaskenë. Sulmuesi, i cili do të shkojë në transfertë të lirë në fund të sezonit, i është ofruar Barcelonës së Xavit për sezonin e ardhshëm.

Lexo më tej: Video/ Liverpool thyen Nottingham në Anfield e kërcënon Spurs: ja rezultatet e tjera të Premier League

Por ëndrra e brazilianit për të veshur fanellën e Barcelonës u thye menjëherë. Siç raporton gazeta spanjolle Marca, kandidatura e tij nuk është marrë në konsideratë nga katalanasit. Sipas asaj që sqaron e përditshmja prestigjioze, Xavi ka nevojë për mbrojtës krahu dhe sulmues anësorë. Në rolin e qendërsulmuesit tekniku tashmë është krejtësisht i mbuluar. Ëndërr e thyer për Firmino pa nisur ende.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI