Flash

Uefa përgatit përjashtimin e Juventus nga kupat: në rast se hetimi zgjatet, Nyon do të vendosë vetë fatin e klubit

Lapsi.al 25 April 2023
Uefa përgatit përjashtimin e Juventus nga kupat: në rast se

“Stuhi europiane për Juventus”. Kështu titullohet mëngjesin e sotëm në faqen e parë të Gazzetta dello Sport. Sipas të përditshmes klubi rrezikon përjashtimin nga kupat evropiane sezonin e ardhshëm për sjellje josportive. Nëse koha e hetimit për fitimet kapitale zgjatet dhe drejtësia sportive italiane nuk prononcohet deri në fund të korrikut, UEFA do të vendosë autonome për fatin e Juves me hetimin e saj paralel. Motivi është i thjeshtë, koha në dispozicion nuk është e madhe dhe duhet kompletuar lista e skuadrave për paraeliminatoret, play-off dhe shortet verore. Rreziku konkret është qëndrimi jashtë Evropës për të paktën një vit dhe madje edhe fitimi i Europa League nuk do të ndryshonte asgjë.

Siç dihet, UEFA ka kohë që po kryen një hetim paralel dhe të pavarur për Juventus. E tashmë ata kanë marrë të gjitha dokumentet nga prokuroria e Torinos. Vullneti është të pritet drejtësia italiane, por Kolegji i Garancisë Coni konfirmoi dënimet e drejtuesve dhe antisportivitetin (neni 4). E nëse kohët do të ishin shumë të gjata do të ishte komisioni i Fair Play i UEFA-s që do të vendosë.

Për më tepër, Juventus ka pranuar marrëveshje për Fair Play sepse ishte jashtë parametrave, shpjegon La Gazzetta. Kështu që nëse hetimi vërteton se shifrat e komunikuara ishin të rreme, marrëveshja për pranimin e fajësisë nuk do të aprovohej. E në këtë pikë do të ishte praktikisht e pamundur t'i shpëtohej dënimit.

SKENARËT

Nuk ka ende siguri për një përjashtim të mundshëm nga kupat për Juventus. Por nëse dënimi nga UEFA do të mbërrinte, në thelb do të kishte dy skenarë. Nëse Juventus kualifikohet në kupa (nëpërmjet kampionatit ose përmes Europa League), UEFA mund t'i japë Italisë edhe disa muaj kohë. Juventus në Evropë do të mbetej në pikëpyetje deri në fund të korrikut/fillim të gushtit. Sepse në fund të gushtit (24 dhe 31) një italiane duhet të debutojë në play-off të Conference League.

Lexo më tej: Pranohet ankimimi i Juventus në Kolegjin e Garancisë: rikthehen provizorisht 15 pikët në renditje

Nëse, nga ana tjetër, Juventusi nuk kualifikohet, urgjenca për të vendosur do të zhdukej padyshim. UEFA do të mund të priste konkluzionet e drejtësisë italiane, por për bardhezinjtë do të ishte një lajm i keq. Kjo për faktin se dënimet kryhen në sezonin e parë "të vlefshëm" (që do të ishte ai 2024/25).

Kjo është arsyeja pse fitimi i Europa League ose përfundimi në katër të parët në kampionat bëhet thelbësore për bardhezinjtë. Sepse nëse ndonjë përjashtim eventual nga Europa do të zgjaste më shumë sezone, do të kishte gjithashtu efekte dramatike në arkat e klubit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI