Flash

Kumbulla i padëshiruar, Mourinho gati të kthejë mbrojtës edhe Cristante: "Kundër Milan do luaj vetë"

Lapsi.al 26 April 2023
Kumbulla i padëshiruar, Mourinho gati të kthejë mbrojtës

Ka një të dhënë shqetësuese në historikun që e shoqëron Romën drejt playoff-it për vendin e katërt kundër Milan, të shtunën në orën 18. Në Olimpico, pa Chris Smalling, verdhekuqtë kanë humbur dy herë 2-1 dhe në të vetmin rast ku mbrojtësi anglez mundi të përballej me kuqezinjtë në shtëpi, Roma fitoi me të njëjtin rezultat me golat e Dzeko dhe Zaniolo, kur në stol ishte një tjetër portugez, Paulo Fonseca. Në javën e ardhshme është përplasja direkte me Milan e Mourinho e di se duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet e lodhjen: "Nëse duhet mund të luaj unë, nuk ka asnjë problem. Ky grup është i bashkuar - komentoi portugezi për DAZN - e në vështirësi reagon". Fjalët e teknikut megjithatë duket se përjashtojnë shqiptarin Marash Kumbulla.

Nëse në Bergamo mund të parashikohej disfata, përtej faktit se Smalling mungonte, ajo në Zini, kundër Cremonese që deri në 28 shkurt nuk kishte fituar kurrë në kampionat, dëshmoi se ekipi humb kohezionin nëse mungon lideri i tij në mbrojtje. Të hënën në stadiumin Gewiss, Mourinho humbi edhe Llorente të paktën për tre ndeshjet e ardhshme. Ai do të mungojë kundër Milan, Monza dhe Inter. Shpresa është për ta rikuperuar të paktën për gjysmëfinalen e parë të Europa League kundër Bayer Leverkusen. Smalling ndoshta mund të bëhet gati vetëm për ndeshjen e kthimit.

IDEJA E MOURINHO PËR TË MOS AKTIVIZUAR KUMBULLËN

Katërshja mbrojtëse, e parë kundër Sampdorias më 2 prill dhe në pjesën e dytë në Bergamo, nuk duhet të ripropozohet të shtunën. Në treshen e prapavijës, së bashku me Mancini dhe Ibanez, mund të gjejë një vend Kumbulla. Por Mourinho preferon një variant tjetër, atë të tërheqjes pas të Cristante, për të pasur më shumë cilësi në zotërimin e parë të topit.

Lexo më tej: Igli Tare nën hetim, si dhe blerja e Kumbullës: Guardia di Finanza bastis selitë e Roma, Lazio e Salernitana

Më pas është Paulo Dybala, për të cilin priten rezultatet e analizave në kaviljen e majtë. Numri 21 verdhekuq duhet të humbasë ndeshjen kundër Atalantës, për t'u rikuperuar nga lodhja e muskujve në këmbën e djathtë, e pësuar në Roterdam. E ndërhyrja e keqe e Palomino rëndoi një situatë tashmë kritike.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI