Flash

Video/ Leeds e Leicester i bëjnë keq njëri-tjetrit: Aston Villa parakalon Spurs, fitore edhe për Wolverhampton

Lapsi.al 25 April 2023
Video/ Leeds e Leicester i bëjnë keq njëri-tjetrit: Aston Villa

Një gol i Mings në pjesën e parë i ka mjaftuar Aston Villa për të mposhtur Fulham. Villians tashmë shkojnë në zonën europiane të renditjes, duke kaluar Tottenham. Fitore edhe për Wolverhampton, që u imponua 2-0 ndaj Crystal Palace. Në barazim, ndërkohë, ka përfunduar sfida për mbijetesë mes Leeds United dhe Leicester City, që i vendos dy formacionet në pozitë të vështirë.

Mings, në minutën e 21, ka shënuar në portën e Fulham, duke i dhënë fitoren 1-0 Aston Villa ndaj Fulham. Londinezët nuk kanë mundur ta përmbysin rezultatin dhe mbeten në vendin e 9 me 45 pikë. Villians në anan tjetër, ngjiten në kuotën e 54 pikëve, në vendin e 5, një mbi Spurs. Megjithatë, Tottenham ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Crystal Palace ia komplikoi jetën vetes, me një autogol në minutën e 3', që i hapi rrugën suksesit 2-0 të Wolverhampton. Andersen e dërgon topin në rrjetën e tij, duke befasuar portierin Johnstone. Sforcot e Palace për të barazuar nuk patën sukses, ashtu si tentativat e Wolves për të mbyllur ndeshjen, që u vendos vetëm në minutën e 94'. Një penallti i dha mundësinë Neves të bënte 2-0 dhe ti ngjiste vendasit me 37 pikë. Wolves arrijnë kështu në vendin e 13 pikërisht Crystal Palace.

Lexo më tej: Video/ Liverpool thyen Nottingham në Anfield e kërcënon Spurs: ja rezultatet e tjera të Premier League

Shkon keq për Leeds e Leicester, me një barazim 1-1 që nuk i bën punë askujt. Vendasit mbeten me 30 pikë e miqtë me 29, por tani një fitore e mundshme e Everton dhe Nottingham do ti zbriste ata në zonën e rënies nga kategoria. Për Leeds Sinisterra zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20', pasi VAR i kishte mohuar golin Tielemans për Foxes. E megjithatë Leicester e mori barazimin në minutën e 80' me të zakonshmin Vardy.

Premier League England

Wolverhampton Wanderers 2-0 Crystal Palace

Aston Villa 1-0 Fulham

Leeds United 1-1 Leicester City

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI