Flash

Finalja e Champions 2026 në Amerikë: Ceferin njofton mundësinë e daljes së Kupës jashtë kontinentit

Lapsi.al 26 April 2023
Finalja e Champions 2026 në Amerikë: Ceferin njofton
Në një intervistë me Men in Blazers, Aleksander Ceferin është shprehur i hapur për një ide inovatore. Nuk është hera e parë që përflitet, por është e para e artikuluar nga vetë kreu i UEFA-s. Në mendjen e Ceferin është një finale të mundshme e Champions League në Shtetet e Bashkuara në sezonin 2025/26. UEFA hap kështu mundësinë për të pasur një finale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Ceferin pranoi së fundmi se diskutimet për finalen në Amerikë qarkullonin prej kohësh: “Filluam ta diskutonim, por pastaj një vit ishte Kupa e Botës, në 2024 Kampionati Evropian. Këtë vit finalja do të jetë në Stamboll, në 2024 në Londër, në 2025 në Mynih. E pastaj do të shohim". Lexo më tej: Finalja e Champions në Amerikë: shifra të çmendura, Uefa po e mendon Presidenti i UEFA-s përsëriti mundësinë e një finaleje jashtë kontinentit, të turneut më prestigjioz të futbollit në botë: “Është e mundur, është e mundur. Futbolli është jashtëzakonisht popullor në Shtetet e Bashkuara këto ditë”. Ceferin përfundoi duke pranuar të ardhurat e larta që do të rezultonin nga kjo sipërmarrje: “Amerikanët janë të gatshëm të paguajnë çmime të larta për më të mirën. E asgjë për më të keqen. Kështu që ata do të ndjekin futbollin evropian. Ashtu siç ndjekin NBA dashamirësit e basketbollit në Evropë”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI