Flash

"3-0 është shumë i keq, por nuk dorëzohemi": Martini provon të motivojë Teutën, Tirana i trembet dëmtimeve

Lapsi.al 26 April 2023
"3-0 është shumë i keq, por nuk dorëzohemi":

"Ekipi tregoi shenja lodhje. Tirana fitoi në dyluftime. Ishin më të qartë se ne. Ne nuk dolëm në asnjë moment në lojën tonë. ndoshta dhe mungesa e Kotobellit ndikoi". Edi Martini ndjen peshën e 3-0 së pësuar në Elbasan në gjysmëfinalen e parë me Tiranën. Tekniku i Teutës e ka të qartë se objektivi është kompromentuar dhe hedh sytë tani vetëm te shpëtimi, edhe ai i pasigurtë në kampionat. " Nuk ishim të kujdesshëm në linjë. U ndje mungesa e Kotobellit. Ka një problem tjetër. Komplet ekipi në aspektin mbrojtës linte për të dëshiruar. Kjo ndeshje iku. Duhet të bëjmë çmos për ndeshjet e tjera. Nuk është koha për të kritikuar, por për të ecur përpara se kampionati bëhet më i frikshëm".

Lexo më tej: Video/ Tris golash për finalen: Tirana likuidon Teutën dhe e mbyll historinë që ndeshjen e parë

Tekniku shkodran i Teutës tentoi të mbajë të ngritur moralisht ekipin, për ndeshjen e kthimit. Edhe pse një fitore me tre gola pa pësuar ndaj kryesuesve të kampionatit është vështirë të imagjinohet: "Ne kemi ndeshjen me Kukësin që duhet ta mendojmë. Normal që kur të vijë ndeshja me Tiranën do të kemi një tjetër muzikë. Ne nuk kemi çfarë humbasim ndeshjen e dytë. Rezultati 3-0 është shumë i keq, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të dorëzuar:" e mbylli Martini.

KARAPICI: "T’I FITOJMË TË TRE TROFETË"

“Ishte një ndeshje që e kishim përgatitur mirë. Ndeshjet e Kupës kanë një specifikë tjetër. Kemi një synim që këtë sezon t’i fitojmë të tre trofetë". Artan Karapici, zv/trajneri i Tiranës, tregon ambicjet e skuadrës së tij. Në krye në kampionat e me Superkupën të fituar, Shehi arrin tani edhe finalen praktikisht në Kupën e Shqipërisë. Problemi kryesor për Tiranën, megjithatë, si evidenton Karapici janë dëmtimet. "Abazajn do e kemi përsëri në dispozicion, ndërsa Nikqi besoj se e ka mbyllur sezonin. Me Teutën kemi pasur vështirësi. Na ka hapur vështirësi këtë sezon, madje na ka mundur dy herë. E kishim marrë në konsideratë. Kupa është e paparashikueshme. Rezultati 3-0 është i mirë, por duhet pasur kujdes. Duhet të tregohemi vigjilent në ndeshjen e kthimit".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI