Flash

"Egnatia super-ekip, por nuk do të mbrohemi në kthim": Sedloski i gëzohet evitimit të humbjes, Tetova mori atë që deshi

Lapsi.al 26 April 2023
"Egnatia super-ekip, por nuk do të mbrohemi në kthim":

“Nuk mund të kem ndonjë kritikë kundrejt lojtarëve përveç gabimeve në pasime. Por kur sheh rezultatin 1-1, duke pasur parasysh që kemi më të paktën edhe 95 minuta të tjera, e dimë që të dielën na pret një ndeshje me të njëjtin kundërshtar". Goce Sedloski kërkon të arkivojë sa më shpejt 1-1 në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias. Të dielën sfida rinovohet sërisht, këtë herë në kampionat e maqedonasi e di se Europa luhet ndaj tyre. "Egnatia është me të vërtetë një super ekip me atë që kam parë. Ndaj vendosa dy lojtarë para mbrojtjes. Në 10 minutat e parë kemi realizuar shumë goditje këndi dhe ne jemi gjithmonë në pritje të asaj që do të ofrojë kundërshtari. Djemtë luajnë në përgjithësi mirë, por vetëm të mos gabojnë në pasimet që bëjnë".

Tekniku Sedloski vazhdoi më pas duke mbrojtur lojtarët e tij: "Nuk kam ankesa ndaj lojtarëve, çdo ndeshje për ne është si një finale. Do të kemi ndeshje të tjera edhe për Kupë e kampionat dhe duhet të përqendrohemi. Për momentin jam i kënaqur, nuk është e lehtë të arrish menjëherë atë që kërkon. Por lojtarët janë të mirë dhe japin gjithçka nga vetja në stërvitje dhe ndeshje. Shpresoj që rezultatet do të vijnë".

TETOVA: "MORËM ATË QË DESHËM"

“Morëm atë që deshëm me golin. Por eksperienca jo shumë e madhe në këtë gjysmëfinale, bëri të pësojmë një gol në minutat e fundit. Gol që mund të ishte i evitueshëm. Portieri nuk ka parë asgjë, ndaj shkuam te barazimi. Çunat dhanë maksimumin, kemi një ndeshje tjetër ditën e diel, shpresoj të marrim më të mirën". Edlir Tetova nuk e kapërcen dot fitoren që i shpëtoi nga duart në shtesë. E megjithatë tekniku i Egnatias, me 1-1 ndaj Vllaznisë, sigurisht e di që ka bërë rezultat. "Do bëjmë çdo gjë në ndeshjen e ardhme. Shpresojmë që të mos kemi më kështu situatash se janë tronditje për të gjithë nga ne. Në dhomat e zhveshjeve kishte tronditje mes lojtarëve. U thashë 'qetësohuni, se ka ndeshje tjetër'. Shpresojmë te ndeshja e kampionatit se ka ndeshje tjetër akoma" e mbylli Tetova.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI