Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Nasri tregon si e eliminoi Guardiola nga Manchester City: “I thashë ule zërin, jam 29 vjeç”

Lapsi.al 27 April 2023
Nasri tregon si e eliminoi Guardiola nga Manchester City: “I thashë
Samir Nasri së fundmi ka folur për të kaluarën e tij te Manchester City dhe marrëdhënien e tij të vështirë me Guardiolën. Samir Nasri u tërhoq nga futbolli i luajtur në shtator 2021, pasi mbeti një lojtar i lirë në përfundim të eksperiencës së tij me Anderlecht. Në karrierën e tij ai ka veshur fanella prestigjioze, si ajo e Marseille, Arsenal dhe kombëtares franceze, por gjërat më të mira i tregoi te Manchester City. Francezi luajti për 5 sezone te Manchester City, ku zhvilloi 129 ndeshje duke shënuar 18 gola. Por në vitin e tij të fundit në Manchester pati një rënie të mprehtë në paraqitjet e tij. Faji edhe i dëmtimeve dhe një marrëdhënie e tensionuar me Pep Guardiola. Tekniku spanjoll mbërriti në pankinën e City atë vit, por mes të dyve raporti nuk shkëlqeu.

RAPORTI ME PEP GUARDIOLA

Për marrëdhënien me trajnerin katalanas, Nasri foli për L'Equipe së fundmi dhe tha: “Jam grindur me të që në takimet tona të para. Ditën e parë, ai më thirri në zyrën e tij dhe më pyeti: "Çfarë do të bësh?" I thashë: “Të takon ty të më thuash nëse dëshiron të mbështetesh tek unë”. Dhe ai u përgjigj: "Mbështetem te ty nëse je mirë me mendjen". Pastaj bëra stërvitjen time të parë, gjithçka ishte në rregull, ai ishte i kënaqur me mua. Të nesërmen Pep më thërriti përsëri dhe aty më bërtiti për shkak të peshës time. E dinte, sepse ne peshonim çdo ditë, dhe i thashë: “Ule zërin, mos më bërtit, nuk jam fëmijë, jam 29 vjeç”. Ndoshta pushimet e mia ishin një arratisje për mua, një mënyrë për të bërë atë që doja të bëja. Sepse po dilja nga një sezon i vështirë dhe sepse shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time personale”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI