SHIGJETIMI NDAJ TEKNIKU ALLEGRI
Ndeshjen e Kupës së Italisë në San Siro e ndoqën edhe Adani e Ventola, dy opinionistët e Bobo TV. Ish-mbrojtësi i Inter dhe Fiorentina ka dashur t'i bëjë të ditur të gjithëve se çfarë mendonte për ndeshjen menjëherë pas përfundimit. E ka bërë me një video të xhiruar në makinë me Nicola Ventola. Ish-komentatori i Sky ka komentuar veçanërisht performancën e skuadrës së teknikut Allegri. Ndaj tij ai, në fakt, nuk ka qenë asnjëherë një fans i madh. Në video ai thotë: “Tani kemi dalë nga stadiumi e kemi parë ndeshjen, i gjithi i tejmbushur. Por, pas vitesh, spontanisht lind një pyetje – me të drejtë, më pyesin edhe nga jashtë. Sipas jush, përsa i përket servilizmit, si janë gjërat?”.Servilizmi të cilit i referohet ish-futbollisti është ai i mediave, të mësuara ta trajtojnë trajnerin livornez me delikatesë, edhe kur paraqitjet nuk janë në favor të tij.è tornato il SERVILISMO, el más grande non vedeva l’ora ??⏱️ pic.twitter.com/9g1QRmoiSK
— Calcio con la F Out Of Context (@FutbolOOC) April 26, 2023