Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

"Këtu është për autoritete": Zhang i veshur si reper në Empoli, stjuardët nuk e lënë të futet në stadium

Lapsi.al 27 April 2023
"Këtu është për autoritete": Zhang i veshur si

Koha për të festuar te Inter pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë, ku do të presë në Romë fituesin mes Fiorentinës dhe Cremonese. Megjithatë, festimet në shtëpinë zikaltër ishin të shkurtra. Të dielën në orën 12:30 zikaltërit do të luajnë një playoff të vërtetë Champions kundër Lazio, në San Siro. Një ndeshje në të cilën ndoshta do të marrë pjesë edhe numri një i klubit Steven Zhang. Presidenti zikaltër ishte në fakt edhe në Empoli të dielën e kaluar. Edhe pse gjatë hyrjes në tribunë Zhang ishte viktimë e një episodi të pakëndshëm.

Presidenti zikaltër Zhang kishte shkuar në qytetin toskan për të parë ndeshjen në Castellani, të fituar nga skuadra e tij 3-0. Megjithatë, sipas asaj që zbuloi La Repubblica, hyrja e sipërmarrësit kinez në tribunën VIP ishte më e trazuar se sa pritej, për shkak të veshjes së tij. Drejtuesi i lartë i Inter në fakt ishte i veshur në stilin “reper” dhe stjuardët e impiantit të Empolit nuk e njohën, duke i ndaluar fillimisht hyrjen. Episodi i kushtoi Zhang disa minuta të çmuara, por pasi u shpjegua keqkuptimi, më pas mundi të hynte dhe të ulej në vendin e tij.

Lexo më tej: Video/ Inter kthehet të fitojë pas 5 ndeshjesh: dorëzohet Empoli, Ismajli sheh ‘LuLa’ të fluturojë

SFIDAT E INTER

Tani, Inter po futet në pjesën më të nxehtë të sezonit. Në pritje të finales së Kupës së Italisë, mbetet gjithnjë e më pak për përplasjen e dyfishtë, shumë të tensionuar gjysmëfinale të Champions League kundër kushërinjve të Milanit. Gara për një vend në Champions tani është më e ashpër se kurrë dhe zikaltrit nuk mund të gabojnë më. Zhang sigurisht që do të dëshirojë të jetë pranë skuadrës dhe në këtë finale sezoni numri një i klubit do të jetë i pranishëm në të gjitha takimet më të rëndësishme. Ndoshta me veshje klasike, duke pasur parasysh ngjarjen e fundit…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI