Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

PSG insiston për Parc des Princes: oferta për Bashkinë e Parisit është “qesharake”

Lapsi.al 27 April 2023
PSG insiston për Parc des Princes: oferta për Bashkinë e Parisit

Siç dihet prej disa kohësh, Paris Saint Germain dëshiron të blejë dhe privatizojë Parc des Princes, impiantin ku klubi parisien luan ndeshjet e tij në shtëpi. Për momentin stadiumi është në pronësi të bashkisë së kryeqytetit francez. E negociatat e gjata për shitjen e tij te klubi i Al-Khelaifi duket se nuk kanë gjetur rrugëdalje. Gjithashtu, sepse sipas asaj që deklaroi kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, oferta e PSG është qesharake…

38 milionë euro. Kjo është oferta që PSG i ka bërë bashkisë së Parisit për t'u bërë pronar i Parc des Princes. Shifra u zbulua nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, e cila nuk hezitoi t'ia kthejë dërguesit: "Për të shitur duhen respektuar rregullat", tha kryebashkiakja për TF1. “Stadiumi është i parisienëve, nuk është i imi. Jemi në një shtet ligjor, ndaj duhet të vendosim çmime që duhet të korrespondojnë me pasurinë. Klubi ofroi 38 milionë euro (bashkia kërkon 300 red). Mendoj se qesharake është fjala e duhur. Nuk ka më asnjë rrugë të mundshme”, përfundoi ajo.

Lexo më tej: Lajmi i bujshëm i La Repubblica: Mancini gati të lërë pankinën e Italisë, në sfond është PSG

Ngërçi mes bashkisë së Parisit dhe PSG-së po e shtyn Al-Khelaifi të largohet nga Parc des Princes dhe të synonte objektivin e madh. Ai kërkon të marrë Stade de France duke filluar nga viti 2025. Për ta bërë këtë, klubi duhet të dorëzojë brenda afatit të caktuar një aplikim për të marrë të drejtën e blerjes. Ky impiant është në pronësi të shtetit dhe do të përdoret për Olimpiadën vitin e ardhshëm. Tashmë do të kishte një projekt përmirësimi dhe ristrukturimi në Saint Denis, që përfshin afrimin e tribunave më afër fushës, për ta bërë atë më të përshtatshëm për futbollin.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI