Flash

Video/ Inter kthehet të fitojë pas 5 ndeshjesh: dorëzohet Empoli, Ismajli sheh 'LuLa' të fluturojë

Lapsi.al 23 April 2023
Video/ Inter kthehet të fitojë pas 5 ndeshjesh: dorëzohet Empoli,

Inter rikthehet te fitorja në kampionat. Pasi kaloi në gjysmëfinalen e Champions League, skuadra e Simone Inzaghi mposhti 3-0 Empoli në javën e 31 të Serie A. Zikaltrit nuk fitonin prej pesë javësh ndaj dhe suksesi ndaj Ismajlit e të tjerëve ishte fondamental. Në Castellani, në pjesën e parë, ishte Inter që bëri ndeshjen. Megjithatë, vendasit shkuan më pranë golit me Cambiaghi dhe Baldanzi. Në pjesën e dytë, pastaj, Lukaku zhbllokoi ndeshjen. Belgu i dha drejtim sfidës pastaj me golin e dytë (48' dhe 76'). Lautaro në fund (88') mbylli llogaritë me Empolin.

Lukaku zhbllokohet, Interi rikthehet të vrapojë në kampionat. Ky është verdikti i ndeshjes në Castellani. Pas një pjese të parë të ngadaltë dhe zero gjuajtje në portë, Interi u diferencua në pjesën e dytë. Zikaltrit u kapën fort pas Big Rom për t'iu përgjigjur prezent betejës për zonën Champions League. Skuadra e teknikut Inzaghi rrëmbeu tre pikët, që kishin munguar për një kohë të gjatë në Serie A. Tre gola dhe tre pikë, në fakt. E gjitha në fund të një ndeshje që nisi në qetësi dhe u mbyll në kontroll, duke konfirmuar hendekun teknik dhe fizik. Inter përfitoi mbi të gjitha nga entuziazmi dhe dëshira e Lukaku për revansh, autor i një dygolëshi dhe një asist. Asgjë për të bërë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, i dorëzuar para sulmuesve zikaltër.

Lexo më tej: Apeli e skualifikoi, FIGC e fal me rregullin e paprecedent: Lukaku do të jetë në fushë kundër Juventus

NJË PIKË NË PESË NDESHJET E FUNDIT...

Inter u rikthye te fitorja në kampionat. Pas katër humbjeve dhe një barazimi në pesë ndeshjet e fundit, skuadra e teknikut Inzaghi mposhti Empolin në transfertë (0-3) falë dygolëshit të belgut dhe finalizimit të Lautaro Martinez. Zikaltrit kalojnë për momentin Milan në renditje dhe tani mund të përqendrohen në kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Juventus, të mërkurën.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI