Flash

Riktheu Burnley në Premier, kosovari Muric çmenduri në diskotekë: kamarierja me fat ishte Chantal

Lapsi.al 23 April 2023
Riktheu Burnley në Premier, kosovari Muric çmenduri në

Burnley, falë fitores ndaj Middlesbrough, arriti ngjitjen matematikore në Premier League pas vetëm një sezoni në Championship. Gëzim i madh për lojtarët dhe tifozët, me festime të kuptueshme për objektivin e arritur. Natyrisht me difernencat e zakonshme mes atyre që maksimumi mund të përballonin disa birra në shoqëri dhe atyre që, si portieri i Kosovës dhe Clarets, Arijanet Muric, nuk kursyen asnjë shpenzim.

Ndoshta për të mos rënë në sytë gjithmonë vigjilentë të tabloidëve anglezë, Muric vendosi që ngjitjen në Premier ta festonte në Gjermani. Portieri i Kosovës zgjodhi një klub nate të njohur në Mynih, ku u tregua mjaft bujar. Pije për të gjithë të pranishmit, duke shpenzuar një shumë të çmendur. Një mbrëmje në të cilën mbizotëroi alkooli. U konsumuan rreth dyzet shampanja Dom Perignon, dhjetë të tjera nga Armand de Brignac, pastaj edhe katër Moet & Chandon Nectar me shije frutash. Pa harruar edhe disa shishe Chivas. Të gjitha për shumën 'modeste' prej 40 mijë eurosh.

KAMARIERJA ME FAT

Ka edhe nga ata që janë gëzuar shumë që Muriç dhe miqtë e tij zgjodhën atë lokal në Mynih për të festuar. Ajo quhet Chantal dhe është kamarierja që i shërbeu tavolinave deri në orët e vona të natës. Për Bild ajo tregoi se portieri i Burnley, përveçse sillej si një zotëri i vërtetë, u tregua mjaft bujar: “Krijoi një atmosferë të këndshme. Ai ishte shumë i këndshëm dhe mikpritës”. Më pas kosovari i la një bakshish prej 10 mijë eurosh. Shumë që vajza vendosi ta ndante me kolegët e saj.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI