Flash

"Mjaft, u mbyll! Po fitoi Tirana, jemi jashtë". Colella i dorëzuar, Hima bën batuta: "Pësojmë, pastaj e kthejmë"

Lapsi.al 16 April 2023
"Mjaft, u mbyll! Po fitoi Tirana, jemi jashtë". Colella i

“Janë 10 minuta të bërë keq dhe pësuam dy gola. Ky është ndryshimi. Ata bënë 10 minuta mirë, shumë agresive, bënë gol dhe ne jo. Mëkat, sepse e kishim përballuar këtë ndeshje shumë mirë". Giovanni Colella është i prerë pas humbjes 3-2 me Laçin në transfertë. Tekniku italian e di mirë se të tijtë kanë humbur një ndeshje kyçe që mund të kondicionojë garën për titull në javët që mbeten. Pikërisht kështu, sepse si e pranon Colella "Nëse fiton Tirana, ne jemi jashtë. Mjaft, u mbyll! Tani do të bëjmë kampionatin tonë. Do të luajmë ndeshje pas ndeshje, dhe pastaj të shohim se çfarë ndodh".

Një dorëzim i parakohshëm, në pritje të rezultatit të Tiranës, e impenjuar me Egnatian për javën e 29 të Superiores. Një tjetër rezultat zhgënjyes për të kuqtë e këtë herë nuk hyn as rotacioni: "Nuk kemi ndryshuar deri në fund - tha Colella. Kemi ndryshuar skemë vetëm në 5 minutat e fundit. Nuk është se ka qenë ndonjë ndryshim i madh. Më kujtohet që goli i dytë erdhi nga një dyluftim. Duhej fituar dyluftimi, e humbëm dhe kaq, u mbyll. Një dyluftim bën diferencën, nuk ka pse të gjejmë alibi, nuk ka lidhje me rreshtimin”, përfundoi Colella.

Lexo më tej: Video/ Laçi shemb Partizanin me tris golash e i jep asist për titullin Tiranës: suksesi i dytë radhazi me përmbysje i Nicës

HIMA: "BËJMË TË KUNDËRTËN E ASAJ QË DUAM"

“E nisëm lojën jo aty ku duhet, ku e kishim përgatitur. Por gjithmonë mendojmë që të pësojmë gol e pastaj të luajmë e kthejmë ndeshjen. E megjithatë, bëjmë të kundërtën. Luajtëm mirë, sidomos pas barazimit. Edhe në pjesën e dytë ishim mirë deri në momentin kur shënuam golin e tretë, pastaj ra disi loja. Ndoshta psikologjia, por në përgjithësi jemi shumë të kënaqur". Zëvendës/trajneri i Laçit Klevis Hima është munduar të shpjegojë me batutë cfarë ndodh me bardhezinjtë, që reagojnë vetëm pasi kanë pësuar gol. Sidoqoftë kjo fitore e arritur kundër një pretendenti për titull i afron kurbinasit me zonën europiane të renditjes. "Me këto dy fitore, jemi më të qetë, kemi bërë shumë gabime sidomos në Laç. Por po tregojmë që mund të shohim edhe më lart”, e mbylli Hima.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI