Partizani pengohet keq në Laç, i mundur 3-2 nga bardhezinjtë, duke komplikuar rëndë cështjen e titullit. Stavri Nica rrëmben fitoren e dytë radhazi në krye të kurbinasve, në dy ndeshje në pankinë, duke përmbysur të kuqtë. Avantazhi i Da Silva me penallti, u shpërbë nga dygolëshi i Guindo e rrjeta e Shkurtajt në fillimin e pjesës së dytë. I kotë goli i Mba tre minuta nga fundi, por kryeqytetasve iu anulua edhe goli i Sotës me VAR, që do të kishte qenë ai i barazimit 2-2. Laçi sheh tashmë Europën krejtësisht të arritshme.
[video width="864" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/partizani-1.mp4"][/video]
Laçi, ashtu si pritej, mund të vendoste shumë në cështjen e titullit. E tani bardhezinjtë i kanë dhënë një asist Tiranës, që bardheblutë do mundohen ta shfrytëzojnë kur të luajnë me Egnatian, në javën e 29 të Superiores. Kurbinasit kërkonin të largoheshin nga zona e rrezikut dhe t'i bashkoheshin atyre që synojnë Europën. -2 nga kreu, për të besuarit e Colella ishte një ndeshje për tu fituar. E kur Da Silva shënoi me penallti në minutën e 39 u duk një mision i përmbushur, duke parë rastet që Partizani kishte koleksionuar. Da Silva e Rrapaj e kishin trembur jo pak Selmanin, por goli i shënuar zgjoi kurbinasit.
[video width="864" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/laci-1.mp4"][/video]
Në fundin e pjesës së parë e fillimin e të dytës erdhi përmbysja e bardhezinjve. Guindo me kokë mposhti Rexhepin në të 42', edhe pse u desh një kontroll i gjatë me VAR për të vlerësuar pozicionin e sulmuesit. Të kuqtë nuk kuptua asgjë nga ajo cfarë ndodhi, sepse me rifillimin e lojës, u kapën edhe njëherë të papërgatitur. Shkurtaj u tregua inteligjent përballë portierit, duke devijuar me qetësi në rrjetë golin e 2-1.
[video width="864" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/laci-2.mp4"][/video]
GOLI I ANULUAR
Ndoshta mund të ishim duke komentuar një tjetër ndeshje, nëse VAR nuk do të kishte anuluar golin e Sotës, më i avancuar se të tjerët në momentin e krosimit nga goditja e dënimit. E megjithatë goli u anulua dhe Partizani e ndjeu goditjen në moral. Pastaj goli i tretë i Guindo ishte një siguri për Nicën, aq sa dhe një sinjal tjetër luhatje difensive për Colella. Dygolësh i sulmuesit, i rikthyer protagonist, në kohën më të përshtatshme për bardhezinjtë.
[video width="864" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/laci-3.mp4"][/video]
MBA U KUJTUA VONË
Në fund, një gol i bukur por që vlen vetëm për statistikat, ai i Mba. Sulmuesi kontrolloi e mposhti Selmanin me një goditje precize në minutën e 88, vetëm sa për ti dhënë më shumë emocion minutave të mbetura. Partizani mbetet i dyti me 48 pikë dhe shpreson vetëm që Egnatia të mos e lejojë Tiranën të fitojë e të bëhet e pakapshme. Laçi, në anën tjetër, është tashmë i 5 me 39 pikë, duke kërcënuar hapur zonën europiane.
[video width="864" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/partizani-2.mp4"][/video]