Le condizioni di @ciroimmobile
➡️ https://t.co/vzub0Sg8zy pic.twitter.com/AvtxldAc9B — S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) April 16, 2023
KOMUNIKATA E LAZIO
Njoftimi zyrtar i klubit kryeqytetas ka treguar se gjendja fizike e kapitenit, është më e keqe se sa pritej: “Stafi mjekësor i S.S. Lazio bën me dije se sot, pas një aksidenti rrugor, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me shembjen e shtyllës kurrizore. Si dhe një frakturë të përbërë të brinjës së XI të djathtë. Gjendja aktualisht është e mirë. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë së urgjencës, të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë.” Mëngjesin e sotëm, Land Rover Defender i qendërsulmuesit të kombëtares u përplas me një tramvaj i cili doli nga shinat pas përplasjes së dhunshme. Tramvaj përfundoi mbi trotuarin që ndodhej pranë shinave. Pjesa e përparme e makinës u prish dhe sipas deklaratave të para të Immobile, faji ishte i tramvajit, që nuk ndaloi në semaforin e kuq. I pyetur nga AGTW, Ciro deklaroi: “Nuk pësova asgjë, vetëm më dhemb pak krahu”. Policia rrugore mori në pyetje dëshmitratë dhe pasagjerët e tramvajit, të cilët megjithatë nuk e mbanin mend nëse drejtuesi vërtet nuk kishte ndaluar në semaforin e kuq. Përplasja ka ndodhur sigurisht me shpejtësi të madhe.? Incidente per Ciro Immobile: poco fa distrutta la parte frontale della sua nuova vettura, scoppio degli airbag.
?: @AGTW_it pic.twitter.com/QuqOSYNoH6 — AllRoundLazio (@AllRoundLazio) April 16, 2023