Flash

Video/ Makina e shkatërruar, Immobile përplaset me një tram: "Hyri me të kuqe, më dhemb krahu"

Lapsi.al 16 April 2023
Video/ Makina e shkatërruar, Immobile përplaset me një tram:

E dielë frike për Ciro Immobile. Sulmuesi i Lazios teksa drejtonte makinën e tij është përplasur me një tram në zemër të Romës. Futbollisti bardhekaltër doli i padëmtuar nga Land Rover Defender i tij. Makina megjithatë është shkatërruar krejtësisht në pjesën ballore: “Kam pak dhimbje në krah, tramvaji kaloi me semafor të kuq”, ishin fjalët e para të futbollistit për AGTË. Immobile më pas u transportua në spital për analiza, bashkë me të ishte edhe vajza e tij e vogël.

Në vendngjarje kishte edhe disa dëshmitarë: "Pashë makinën që vinte dhe më pas përplasja. Kishte kaq shumë njerëz në tram. Pas aksidentit, shoferi ishte përtokë".

Sipas rikonstruksioneve të para, një tram, me numër 19, po kalonte Ponte Matteotti. Ura lidh lagjen Flaminio me atë të Pratit, pak kilometra larg stadiumit Olimpico. Pikërisht në këtë kohë ndodhi përplasja me makinën e Immobile, të cilën e shkatërroi. Impakti i dhunshëm ishte mjaftueshëm që tram të dilte nga shinat. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe buletini i parë flet për shtatë persona të transportuar me ambulancë në spital.

Lexo më tej:Dëmtimi misterioz, Igli Tare zbulon problemet e Immobile: “Mjekime për të përballuar dhimbjen”

Nuk është një periudhë e mirë për Ciro Immobile, i ndjekur nga dëmtimet në këtë sezon. Nuk kishte shumë që lojtari u kthye në fushën e lojës, pasi humbi edhe dy ndeshjet e kombëtares në pauzën për kualifikueset e Euro 2024. E tani vjen aksidenti në ditën e Pashkës ortodokse, me teknikun Sarri që shpreson të mos ketë probleme që mund ta mbajnë sulmuesin e tij jashtë fushës.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI