Flash

Video/ Shpejtësi e finesë, Uzuni udhëheq Granada drejt La Liga: goli i 21 sezonal i beratasit mposht Las Palmas

Lapsi.al 15 April 2023
Video/ Shpejtësi e finesë, Uzuni udhëheq Granada drejt La Liga:
Fitore në ndeshjen direkte me Las Palmas dhe Granada sheh tashmë nga afër promocionin direkt në La Liga. Protagonist edhe njëherë Myrto Uzuni, që shënoi golin e 21 në sezon me klubin spanjoll. Beratasi shënoi golin e dytë për Granada dhe është pranë thyerjes së rekordit të klubit për gola të shënuar në një sezon të vetëm nga një futbollist. Lexo më tej: Video/ Njëzet gola te Granada e ardhmja në Premier League, Uzuni premton: “Dua të shënoj në Varshavë” Uzuni ka tërhequr Granadën në vendin e dytë të La Liga 2, që të çon direkt në promocion. Skuadra e sulmuesit të kombëtares shqiptare ka mposhtur 2-1 Las Palmas, duke e kapërcyer në renditje. Në minutën e 40 të takimit, Uzuni finalizoi një kundërsulm. Shpejtësi e finesë e beratasit, që la pas mbrojtësit e më pas mposhti portierin me një diagonale të saktë. Goli i 2-0 i shënuar nga shqiptari siguroi rezultatin, sepse bëri të pavlefshëm tentativën për rikthim të Las Palmas. Coco shënoi në minutën e 50, por miqtë mbetën me 10 lojtarë, pas katër minuta nga fundi. Vitolo mori të kuqe direkte, duke prërë shpresat e tyre, që tani janë të tretët, dy pikë pas Granada. Në vendin e parë vazhdon të jetë Eibar me 65 pikë, e ndjekur nga Uzuni e të tjerët me një pikë më pak.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI