Flash

U hodh nga dritarja e hotelit, mamaja e Ituma akuzon: "U fshinë sms, e mesazhet WhatsApp, dua të di përse"

Lapsi.al 15 April 2023
U hodh nga dritarja e hotelit, mamaja e Ituma akuzon: "U fshinë sms, e

Telefonin e ndezi "por nuk kishte mbetur asgjë brenda. Mesazhet, libri i adresave dhe mesazhet WhatsApp ishin fshirë. Madje, ishte zhdukur edhe aplikacioni WhatsApp". Mamaja e Julia Ituma, Elizabeth është e dëshpëruar. Julia e saj nuk është më dhe boshllëku nuk mund të plotësohet. Ajo dëshiron të kuptojë, dëshiron të dijë përse e gjitha kjo. Telefoni i Julia Ituma, e gjetur e pajetë rreth orës 5:30 të mëngjesit të së enjtes, pasi ra nga dritarja në katin e gjashtë të hotelit Burhan Felek Sports Hall në Stamboll, ku ajo qëndronte me Igor Novara, u sekuestrua nga policia. Më pas aparati iu dorëzua personelit të konsullatës italiane në Stamboll. Hetuesit sigurisht e kanë kopjuar përmbajtjen për të kuptuar se me kë ka folur dhe ka biseduar para se të vdiste”, ishin fjalët e saj të transmetuara nga Repubblica.

Igor Novara ka mohuar ekzistencën e një mesazhi lamtumire nga Julia për ekipin, përmes një deklarate. Ashtu si edhe ekzistencën e një djali që ka debatuar me Julian, e që më pas u dërguar mesazh shoqeve të saj për të pyetur për gjendjen e saj.

Autopsia është bërë dhe tani pritet rezultati, ndërsa duhet të përfundojnë analizat toksikologjike. Mamaja e saj Elizabeth është larguar nga Stambolli dhe është nisur për në Milano. Të martën në mëngjes në orën 11 do të bëhet varrimi i Julias, me ceremoninë në kishën e San Filippo Nerit. Ajo në lagjen Bovisasca është edhe famullia ku ajo filloi të luante volejboll. Sot do të bëhet edhe kthimi i trupit të volejbollistës në Itali. "Kurrë nuk vura re asgjë. Ajo nuk fliste për veten, përveçse në terma pozitivë. E tani jam plot ndjesi faji".

ALUDIMI PËR ATË QË KA NDODHUR...

“Ishte aq e fortë vajza ime sa nuk mund ta besoj se donte të hidhej nga dritarja. E më pas dikush më tha se ishte një ballkon, me pak fjalë, dua të shoh me sytë e mi, dokumentet, vendin. Dhe Julian". Këto ishin fjalët e Elizabeth, mamaja e Julia Ituma, para se të nisej për në Turqi ku vajza e saj kishte vdekur disa orë më parë. Të dyja kishin folur në telefon të njëjtën mbrëmje pas humbjes së Igor Novara kundër Eczacibasi, vendimtare për eliminimin e tyre nga çerekfinalet e Champions League: "Më tha: mami, humbëm, bëra dy pikë, por skuadra ishte skandal”, ishin fjalët e raportuara nga Repubblica.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI