Flash

Goditi me grusht Sané: Bayern mendon të zgjidhë kontratën e Mané pas rrahjes në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 13 April 2023
Pas bisedës mes drejtuesve të klubit, Mané dhe Sané, Bayern Munich duket i gatshëm të ndëshkojë rëndë ish-sulmuesin e Liverpool. Sot ishte seanca e parë stërvitore e bavarezëve pas humbjes së rëndë në Mançester ndaj City të Pep Guardiolës. Por mbi të gjitha ishte seanca e parë stërvitore pasi Sadio Mané dhe Leroy Sané u grindën në dhomat e zhveshjes. Në atë sherr gjermani u godit nga një grusht i senegalezit. Lexo më tej: Grushta në zhveshtore, Mané gjakos Sané me një të djathtë: dhomat e zhveshjes së Bayern u kthyen në ring Në orën 11 të mëngjesit të sotëm bavarezët dolën në fushë dhe dy të grindurit u vendosën në të njëjtin grup pune. Këtë e dëshmuan edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale nga Bayern. Paqe e kryer? Jo në të vërtetë. Para seancës stërvitore, drejtuesit dhe dy lojtarët u takuan të gjithë së bashku për të diskutuar atë që ndodhi në dhomën e zhveshjes së Mançesterit.

VENDIMI I KLUBIT PËR SHERRIN MANE-SANE

Nuk ka dyshim se Mané do të marrë një gjobë të madhe, por mediat gjermane spekulojnë se Bayern mund të shkojë përtej dënimit ekonomik. Klubi madje po mendon për një shkarkim të lojtarit. Bayern Munchen i ka ndëshkuar gjithmonë në mënyrë shembullore ata që shkojnë kundër ligjeve të shoqërisë. E ajo e senegalezit është një shkelje shumë e rëndë. Nëse nuk do të ketë një shkarkim apo një periudhë në tribunë, me siguri do të jetë lamtumirë në fund të sezonit. E ndihmuar kjo edhe sepse ish-lojtari i Liverpool nuk tregoi cilësitë që shiheshin në Angli. Nuk duhet harruar se situata e klubit ndryshoi pas shkarkimit të Nagelsmann dhe ardhjes së Tuchel.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI