Flash

Pa tifozë e në fushë asnjëanëse: Disiplina trondit shpresat e KF Egnatia për arritjen historike në Europë

Lapsi.al 13 April 2023
Pa tifozë e në fushë asnjëanëse: Disiplina trondit

Egnatia tronditet dhe merr një goditje të fortë në ambicjen për tu prezantuar për herë të parë në histori në kompeticionet e UEFA-s. Klubi rrogozhinas, i treti dhe 6 pikë larg Partizanit të vendit të dytë, e ka pësuar për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre. Paralajmërimi i bërë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF më parë, nuk bëri punë. E kështu pas ndeshjes me Partizanin ka ardhur sanksionimi i rëndë nga Disiplina. Duke qenë përsëritëse, sjellja e tifozëve të Egnatia është ndëshkuar "me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse".

Lexo më tej: Video/ Zejnullai në shtesë i heq fitoren Partizanit nga duart: Mba nuk mjafton, Egnatias i anulohet një gol

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë

KF Egnatia, e pëson për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur. Në vijim të vendimit Nr. 30 datë 30.03.2023, në bazë të neneve 63, 64/2 dhe 64/5 të KDS, klubi dënohet me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse.

Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI