Flash

Ra nga dritarja e hotelit, historia e trishtë e Julia Ituma: humb jetën volejbollistja 18 vjeçare

Lapsi.al 13 April 2023
Ra nga dritarja e hotelit, historia e trishtë e Julia Ituma: humb
Julia Ituma, volejbollistja e Igor Novara, u gjet pajetë rreth orës 5:30 të mëngjesit të së enjtes. 18-vjeçarja u rrëzua nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit Burhan Felek Sports Hall në Stamboll. Aty ajo po qëndronte me ekipin, në transfertë për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Eczacibasi. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e të resë, e cila kishte lindur në Milano nga prindër nigerianë. Ituma ishte në sezonin e parë me skuadrën Igor Novara pas largimit nga Club Italia. Do të kryehet autopsia.

HETIMET E POLICIË TURKE

Policia turke po heton ngjarjen dhe po shqyrton videot nga kamerat e sigurisë. Në pamjet e publikuara nga portali turk Dha, Ituma shihet në hotel nga ora 22.30 deri në orën 23.50. Pasi ecën në korridor, ajo ulet në dysheme duke e vendosur fytyrën mes këmbëve. Më pas ngrihet dhe shkon në dhomën e saj.

KUSH ISHTE JULIA ITUMA

Ituma, e lindur në vitin 2004 dhe e gjatë 192 cm, konsiderohej si një nga talentet më premtuese të volejbollit italian. E lindur në Milano nga prindër nigerianë, ajo kishte mbërritur në Novara në fillim të vitit. Ajo kishte veshur më parë fanellën e Club Italia, në A2, për tre sezone. Vitin e kaluar Ituma luajti dhe fitoi Kampionatin Evropian dhe Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj me kombëtaren U19. Në vitin 2021, me U18, ajo ishte nën kampione e botës, pas humbjes në finale kundër Rusisë. Ituma kishte filluar të luante volejboll në moshën 11-vjeçare. Mes modeleve të saj të referencës ishte qendra kubaneze Robertlandy Simon, kampion i shumëfishtë me Lube Civitanova.

POSTIMI I NOVARA: "DHIMBJE E MALLËNGJIM"

"Igor Volley komunikon me dhimbje dhe mallëngjim të thellë vdekjen e parakohshme të volejbollistes italiane Julia Ituma. Tragjedia ka ndodhur në orët e para të ditës dhe dinamikat e ngjarjes po hetohen nga policia turke. Igor Volley dëshiron të shprehë ngushëllimet dhe pjesëmarrjen në dhimbjen e familjes dhe të dashurve të Julias. Klubi dhe të gjithë anëtarët e tij, të tronditur nga humbja, do të mbajnë një heshtje respekti për këtë çështje në pritje të rezultatit të hetimeve".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Igor Volley Novara (@igor_volley)

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI