Flash

Christophe Galtier akuzohet për racizëm nga ish-drejtori sportiv i Nice: "Shumë të zinj e muslimanë në ekip"

Lapsi.al 12 April 2023
Christophe Galtier akuzohet për racizëm nga ish-drejtori sportiv i
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier është akuzuar nga ish-drejtori i Nice, Fournier për racizëm. Historia vjen nga e shkuara, kur francezi drejtonte Nice e ishte ankuar për numrin e lojtarëve me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër. Kjo është situata te PSG, pas fitores në Nice. Kryeyqtetasit vinin nga dy humbje radhazi, por nuk i janë gëzuar dot suksesit. Nga qyteti bregdetar kanë ardhur akuza të rënda për trajnerin e tyre, Galtier. Ish-drejtori sportiv i Nice Fournier u kthye të akuzojë trajnerin për racizëm. E kishte bërë këtë gjë edhe në shtator, por u mohua me vendosmëri nga Christophe Galtier. Trajneri i PSG ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Fournier edhe në të kaluarën. Por tani është shfaqur një email në të cilin ish-trajneri i Lille dhe Nice flet qartë për situatën e organikës së tij në kohën e ekipit të Ratcliffe. Siç zbulon RmcSport, në vitin 2021, Fournier i shkroi drejtuesve si më poshtë: “Galtier në zyrën time më konfirmoi atë që më kishte thënë djali i tij (dhe menaxheri). Ai shpjegoi se duhej të merrja parasysh realitetin e qytetit dhe se nuk mund të kishte kaq shumë të zinj dhe myslimanë në ekip. Ai nuk foli me terma sportive, por vetëm në lidhje me fenë dhe ngjyrën e lëkurës”.

MENDJA TE LENS, NË PRITJE TË HETIMIT TË PSG

Tani për tani është një situatë një kundër një. Versioni i Fournier kundër atij të trajnerit francez. Ndërkohë, klubi parisien ka nisur një hetim të pavarur për të konstatuar vërtetësinë e akuzës. Por nuk ka dyshim se nëse këto pretendime do të vërtetoheshin nuk do të kishte më vend për trajnerin në pankinën e PSG-së. Christophe Galtier prej kohësh është në pozita të lëkundura. Për momentin, mendja e tij është fiksuar në ndeshjen e radhës kundër Lens, i dyti -6 nga PSG.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI