Flash

Leksioni i futbollit i Guardiola e i pamëshirshmi Haaland: Manchester City favoriti kryesor për Champions

Lapsi.al 12 April 2023
Leksioni i futbollit i Guardiola e i pamëshirshmi Haaland: Manchester City

Pas trisit ndaj Bayern Munchen, ka vetëm një kandidat të madh për Kupën me Veshë të Mëdhenj. Manchester City e bëri të qartë me zhurmë golash se është favoriti kryesor për fitoren finale të edicionit 2022/2023 të Champions League. Leksioni i futbollit, i vënë në skenë në ndeshjen e parë të çerekfinales në Etihad, konfirmoi fuqinë e zjarrit të Citizens. Por evidentoi edhe potencialin e madh të një grupi të aftë për të goditur çdo kundërshtar me ritëm, lojë dhe intensitet. Një makinë e përsosur e drejtuar në pankinë nga Guardiola dhe e tërhequr në fushë nga një Haaland i pamëshirshëm.

HAALAND I PAMËSHIRSHËM

Kundër Bayern, goleadori norvegjez asistoi për golin e Bernardo Silva që e bëri rezultatin 2-0 dhe shënoi golin e tretë që mbylli llogaritë. Praktikisht një gjysmëfinale e hipotekuar. Një gol shkatërrues, që e çon numrin e golave të Erling në sezon në 11 gola vetëm në Champions League. Natyrisht një rikonfirmim për centralitetin e rëndësisë të ish-sulmuesit të Borussia Dortmund në skemat e Pep. Një strategji skematike që pikërisht te norvegjezi gjen finalizuesin perfekt për një lojë mbresëlënëse. Ritme shumë të larta dhe paparashikueshmëri ofensive për të thyer çdo mbrojtje kundërshtare.

Lexo më tej: Video/ Manchester City ‘dhunon’ 3-0 Bayern në Etihad, Haaland i pandalshëm: Inter magji në Lisbonë

TAKTIKAT E PEP

Duke lënë numrat mënjanë, pikërisht në atë që shumëkush e ka cilësuar si finalen e parakohëshme të Champions, City tregoi se ka tjetër kapacitet. Guardiola disponon shumë armë për të fituar ndeshjen, duke e detyruar kundërshtarin të gabojë për të goditur shënjestrën. Tema taktike që në fakt i vendos djemtë e Gaurdiola në krye të listës së kandidatëve për fitoren përfundimtare. Pep mund të ngrejë lart trofeun, për herë të tretë në karrierë si trajner, pas dy sukseseve me Barcelonën. Objektivi është brenda mundësive të një grupi që deri më tani ka udhëtuar me kapacitet të plotë në Champions League. E ka bërë me breshëri golash dhe duke e veshur me vendosmëri rolin e skuadrës për tu mundur në këtë edicion.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI