Flash

Video/ Bennacer trondit Napolin, Milan drejt gjysmëfinales: Real Madrid nuk gabon, 2-0 ndaj Chelsea

Lapsi.al 12 April 2023
Video/ Bennacer trondit Napolin, Milan drejt gjysmëfinales: Real Madrid nuk

Milan e Real Madrid bëjnë të tyren vajtjen e cerekfinaleve të Champions League. Kuqezinjtë mposhtin Napolin favorit me një gol të Bennacer. Pa Osimhen, skuadra e teknikut Spalletti nuk mundi të rezistojë në San Siro dhe e mbylli me 10 lojtarë. Anguissa u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në pak minuta, por Milan nuk përfitoi. Në ndeshjen tjetër, Real Madrid siguroi me dy gola fitoren e parë ndaj Chelsea. Benzema e Asensio e mbajnë të qetë teknikun Ancelotti, para kthimit në Londër.

MILAN 1-0 NAPOLI

Milan përsëriti fitoren e kampionatit 10 ditë më parë, duke mundur 1-0 Napolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions. Kuqezinjtë do të kthehen në Maradona pas 6 ditësh me një avantazh të vogël, por shumë të rëndësishëm. Të kaltrit e nisën mirë dhe krijuan 6 raste për gol në 13 minutat e para pa shënuar. Milan u bë i rrezikshëm në pjesën e fundit kur gjeti golin e fitores me Bennacer (40'). Të besuarit e Piolit goditën edhe traversën me Kjaer në kohën e shtesë. Në pjesën e dytë Napoli barazoi traversat, me goditjen e Elmas, por jo golat. Të kaltrit mbetën me 10 lojtarë për përjashtimin e Anguissa, për shumë kartonësh të verdhë (74'). Në minutën e 87' Maignan mbajti të paprekur portën me një super ndërhyrje ndaj Di Lorenzo. Në fund, Olivera ishte afër barazimit me një goditje me kokë. Në ndeshjen e kthimit, Spalletti do të duhet të bëjë edhe pa Kim, i skualifikuar.

Lexo më tej: Osimhen, zhduket maska e tij fatsjellëse: ‘hajduti’ është Pioli, akuzojnë tifozët

REAL MADRID 2-0 CHELSEA

Real Madrid hedh një hap drejt gjysëmfinales, me 1-0 ndaj Chelsea në Bernabeu. Blancos tentuan të merrnin menjëherë kontrollin e ndeshjes, por mundësia e parë ishte e Blues. Kundërsulm i Joao Felix, që dribloi një mbrojtës para se të hipnotizohet nga Courtois në dalje. Londinezët prisnin prapa, duke përdorur rinisjet, të udhëhequr nga Kante i rigjetur. E megjithatë, Benzema i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 22'. Goditja e Vinicius u grushtua nga Kepa, por francezi e shtyu në rrjetë. Reagimi i Chelsea ishte i menjëhershëm me Sterling që kaloi Militao, por u ndal nga Courtois. Pjesa e dytë u hap me një goditje të bukur të Modric, që fshikulloi traversën. Në minutën e 59', megjithatë, gjërat u komplikuan për anglezët. Rodrygo u pengua parregullsisht nga Chilwell që u ndëshkua me kartonin e kuq. Real vazhdoi të shtyjë në kërkim të dyfishimit dhe e gjeti në minutën e 74'. Në zhvillimin e një goditje këndi, Vinicius shërbeu për Asensio që mposhti Kepan. Përfundoi 2-0 për Real, me Ancelottin një hap larg gjysmëfinales. Pas gjashtë ditësh kthimi në Stamford Bridge.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI