Flash

Mori përpara tavolinat e lokalit, Udogie humbi kontrollin e makinës: "U duk sikur shpërtheu një bombë"

Lapsi.al 13 April 2023
Mori përpara tavolinat e lokalit, Udogie humbi kontrollin e makinës:

Një natë për t'u harruar mes të mërkurës dhe të enjtes për Destiny Udogie. Anësori i majtë i Udineses u përplas me tavolinat e jashtme të një lokali në qendër të Udines, pasi humbi kontrollin e makinës së tij. 20-vjeçari, tashmë i shitur te Tottenham për 20 milionë euro, ka mbetur i huazuar te friulanët deri në fund të sezonit. Aksidenti i shkaktuar nga Udogie ka shkaktuar dëme për mijëra euro, sipas asaj që raporton Messaggero Veneto. Fatmirësisht, asnjë person nuk u përfshi në aksident dhe Udogie doli i padëmtuar nga përplasja.

Udogie iu nënshtrua kontrolleve të nevojshme nga karabinierët, të cilët mbërritën në vendngjarje rreth orës 3 të mëngjesit. Lojtarit i është bërë edhe testi i alkoolit, rezultatet e të cilit nuk dihen ende.

Lexo më tej: Video/ Udinese thyen 3-1 Milan mes polemikave: dy gola në 60″, Ibrahimovic bëhet më i vjetri shënues i Serie A

Pronari i lokalit rrëfeu skenën: "Një makinë goditi lokalin. U duk sikur shpërtheu një bombë. U shkatërruan 12 karrige, tre tavolina, dy çadra, pesë mbajtëse të mëdha bimësh dhe rreth dhjetë bimë. Vetëm një u shpëtua. Njëra nga çadrat e diellit përfundoi nën një makinë të parkuar, edhe kjo e goditur nga mjeti jashtë kontrollit”. Një vlerësim fillestar flet për të paktën 3000 euro dëme.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI