Flash

Video/ Conference, Fiorentina poker në transfertë e prek gjysëmfinalen: Basel i Xhakës ndalet nga Nice

Lapsi.al 13 April 2023
Video/ Conference, Fiorentina poker në transfertë e prek

Fiorentina hedh hapin më të sigurtë në ndeshjet e para të cerekfinaleve të Conference League. Të besuarit e Italiano e zgjidhën që në ndeshjen e parë në transfertë, me një 1-4 që e bën kthimin një formalitet. Basel i Taulant Xhakës nuk shkon më shumë se 2-2 përballë Nice e në Francë pas 7 ditësh do të ketë për të vuajtur. Sukses i pastër edhe për Anderlecht, që likuidoi me dy gola AZ Alkmaar.

Fitorja e nëntë radhazi e Fiorentinës në Conference League është një simfoni autentike e Violave. Djemtë e Vincenzo Italiano nuk impresionohen nga faktori fushë dhe mposhtën Lech Poznan me një 4-1 të fortë dhe të pakontestueshëm. Fiorentina i afrohet kështu gjysmëfinales, kur do të gjejë fituesin e Basel-Nice (përfundoi 2-2). Cabral (4') zhbllokoi ndeshjen, ndërsa rrumbullakosën rezultatin Nico Gonzalez (40'), Bonaventura (58') dhe Ikoné (63').

Lexo më tej: Video/ Conference League, Ings nuk mjafton për West Ham: Cuypers i jep barazimin Gent, edhe VAR protagonist

Në ndeshjet e tjera, sukses 2-0 në Belgjikë për Anderlecht. Murillo në minutën e 22 zhbllokoi ndeshjen ndaj AZ Alkmaar. Holandezët u munduan të reagonin, por u ndëshkuan nga Ashimeru, i shërbyer nga Amuzu në minutën e 70'. Në Zvicër nuk shkoi shumë mirë për Taulant Xhakën e Andi Zeqirin. Basel barazoi 2-2 me Nice, me dy dygolësha të Amdouni dhe Moffi. Sulmuesi i zviceranëve shënoi fillimish me penallti në minutën e 26', përpara se të përmbysej nga francezi (38', 45+1'). Rezultati u fiksua në të 71' nga goli i dytë i Amdouni, që e bën kthimin një betejë të vërtetë.

Quarter-Finals Europa Conference League

Gent 1-1 West Ham United

Anderlecht 2-0 AZ Alkmaar

Basel 2-2 Nice

Lech Poznan 1-4 Fiorentina

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI