Flash

Video/ Conference League, Ings nuk mjafton për West Ham: Cuypers i jep barazimin Gent, edhe VAR protagonist

Lapsi.al 13 April 2023
Video/ Conference League, Ings nuk mjafton për West Ham: Cuypers i jep

Nuk ka fitues në cerekfinalen e parë të Conference League. Mes Gent e West Ham përfundoi 1-1 me anglezët që kaluan të parët në avantazh. Ings zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë. VAR vetëm pak caste më parë i kishte anuluar golin Hammers, ndërsa Gent barazoi me Cuypers. Belgu shënoi në minutën e 57', duke lënë gjithcka të hapur për kthimin në Londër.

West Ham ishte skuadra favorite, por ishte Gent ai që bëri lojën. Belgët tentuan kuadratin 3 herë, por portierin e Hammers që bëri shpëtimtarin. Ndërsa 11 herë të tjera goditjet e lojtarëve të Hein Vanhaezebrouck ishin të pasakta. Anglezët vetëm kundërsulmuan dhe dy goditje në portë e një jashtë saj tregojnë llojin e ndeshjes që u luajt. Edhe zotërimi i topit ishte i Gent (53%-47%), por që nuk pengoi cinizmin e miqve, që mund të kishin shkuar përpara në të 40. VAR në fakt ndërhyri për të zhvleftësuar avantazhin e West Ham, përpara se Ings të shënonte golin e 0-1.

Lexo më tej: Video/ Cornet i terrorizuar nga një qen i madh: vrapimi i lojtarit të West Ham bën xhiron e botës

Përgjigja ndaj golit të Ings erdhi nga këmbët e Hugo Cuypers, mesfushorit të avancuar, që në minutën e 57' mposhti portierin Areola. 1-1, një rezultat që gjithësesi nuk i pret krahët anglezëve, që do të tentojnë të rrëmbejnë kalimin në gjysëmfinale përpara publikut të shtëpisë.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI