Flash

Inter, orë të tëra mbledhje në zhveshtore pas humbjes: përballje me trajnerin, por vendimi pas Benfikës

Lapsi.al 16 April 2023
Inter, orë të tëra mbledhje në zhveshtore pas humbjes:

Ishte natë vonë kur drejtuesit e Inter u larguan nga San Siro pas humbjes ndaj Monzës. Kjo ishte e treta radhazi në shtëpi, e katërta në pesë ndeshjet e fundit, e njëmbëdhjeta këtë sezon. Marotta, Antonello, Ausilio dhe Baccin dolën nga dhomat e zhveshjes rreth orës një të natës, pas një mbledhje të gjatë. Një përballje me tekniku Simone Inzaghi, në prezencë edhe të presidentit Zhang. Për momentin zikaltrit do të vazhdojnë kështu, por vetëm Liga e Kampionëve që po luhet mund ta shpëtojë teknikun Inzaghi.

i

SHIFRAT

E nëse Inter ka më shumë se një muaj që humbet po njësoj përgjegjësitë kryesore i kanë ata në fushë. Por nëse skuadra ka shënuar 10 gola në 12 ndeshjet e fundit, me një mesatare prej 0.8 gola për ndeshje pasi ka shënuar 38 në 18 ndeshjet e para të luajtura në turne me një mesatare prej 2.1, duket qartë se kush duhet të përfundojë në bankën e të akuzuarve. Llogaritja e numrit të tentativave të provuara në një muaj e gjysmë pa sukses është madje shqetësuese. Janë mbi tetëdhjetë, e kaq mjafton. Duhet kujtuar se, përveç penalltive të shënuara nga Lukaku (dhe kjo vlen edhe për Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve), sulmuesit e Interit nuk shënojnë më. Lautaro u ndal te Udinese, Dzeko dhe Correa janë ende me agjërim në 2023.

Lexo më tej: Video/ Mposht Interin, Berlusconi i bën nder Milanit: Caldirola firmos suksesin e Moznës në San Siro

NUK HYN FATI I KEQ

Ndoshta edhe sepse portierët kundërshtarë janë më të mirët në fushë, siç kujtoi edhe një herë Inzaghi pas ndeshjes. Por gabimet e caktuara, pikërisht sepse përsëriten, nuk mund të regjistrohen nën titullin "fat i keq". Përqendrimi, saktësia, ftohtësia, vendosmëria, madje edhe zemërimi. Interit i kanë munguar të gjitha këto në kampionat prej shumë javësh, muajsh. Përfshirë shpirtin. Kaq shumë konfuzion, i ndarë në mënyrë të barabartë midis reparteve e lojtarëve. Shumë për të mos krijuar një situatë dramatike në të cilën vetëm Liga e Kampionëve mund të jetë një rrugë shpëtimi.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI