Flash

Mes Hakimi e Abouk, ndërhyn Giulia, gruaja e Sensi: “Gropos paratë e flisni për dinakëri?”

Lapsi.al 16 April 2023
Mes Hakimi e Abouk, ndërhyn Giulia, gruaja e Sensi: “Gropos
Burrat e tyre kanë luajtur për Interin në të kaluarën. Giulia Amodio, gruaja e Stefano Sensi - mesfushori i huazuar nga zikaltrit te Monza - u pozicionua në favor të Hiba Abouk, tashmë ish-gruaja e Hakimi. Marokeni tani luan për PSG, por ishte një lojtar i Inter e për këtë njihet mirë me çiftin Sensi. Aktorja bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, mbrojtësi i krahut të klubit parisien. Vendimi i Abouk erdhi edhe më herët se të shfaqeshin akuzat për përdhunim ndaj marokenit nga një grua e re. Çështja u kthye në qendër të vëmendjes, pasi së fundmi u bë e ditur se në kërkesën e divorcit ajo kërkoi gjysmën e pasurisë nga futbollisti. E për habinë e saj ajo kishte gjetur gjithçka në emër të nënës së tij.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by WHOOPSEE (@whoopsee.it)

Në këto orë, ka folur për lajmin faqja e gossip dhe spektaklit, Ëhoopse. Ata e kanë cilësuar një "dinakëri, që nëse konfirmohej, sigurisht që nuk do t'i pëlqente Hiba Abouk". Referenca është e qartë se lidhet me vendimin e futbollistit për t'i vënë pasuritë në emër të nënës së tij. Në këto fjalë u përqendrua komenti i Giulia Amodio, bashkëshortes së Sensit, e cila mbrojti me vendosmëri Hiba Abouk: “Sa e turpshme të shohësh kaq shumë injorancë... Një grua vuan një tradhti për një tjetër pak pasi ka sjellë në jetë një fëmijë. Për më tepër e pason një përdhunim dhe ju po duartrokisni dinakërinë e tij në fshehjen e parave për të mos i dhënë asnjë euro? Ky është komenti drejtuar faqes në Instagram, që fliste për rastin.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI