Flash

Hetimi me misterin e celularit, mikut dhe një mesazhi: në Turqi të sigurtë se Julia Ituma u hodh në zbrazëti

Lapsi.al 16 April 2023
Hetimi me misterin e celularit, mikut dhe një mesazhi: në Turqi

Në Burhan Felek Volleyball Hall, Julia Ituma luajti ndeshjen e fundit të jetës së saj të mërkurën në mbrëmje. Volejbollistja italiane mendohet se u hodh nga kati i gjashtë i hotelit, ku skuadra po qendronte. Askush nuk i ngre sytë nga kati i gjashtë, nuk dinë asgjë për korridorin e mundimeve, për telefonatat, për misterin e asaj nate. Megjithatë, një mister që për hetuesit turq nuk është më mister. Ata nuk kanë më asnjë dyshim për rindërtimin e asaj që ndodhi dhe për vetëvrasjen e tetëmbëdhjetë vjeçares së Igor Gorgonzola të Novaras.

Edhe indikacionet e para në lidhje me autopsinë shkojnë po në këtë drejtim. Megjithatë, hetimi nga prokurori i Anadollit, Ismail Uygur, është ende i hapur dhe vetëm përgjigja zyrtare do të zbardhë përfundimisht shkaqet e vdekjes. Sipas Sabah, gazetës më të shitur të Stambollit, testet e para toksikologjike përjashtuan gjithashtu konsumimin e alkoolit ose të çdo lloj droge nga Julia përpara se të binte nga kati i gjashtë.

CELULARI

Sigurisht, ndoshta disa gjëra janë të paqarta. Sidomos në lidhje me kontrollin në celularin e lojtares që ndodhet ende në Cyber, njësia e IT-së e policisë turke. Për Sonia Alfano, ish-presidente e komisionit të posaçëm antimafia të Parlamentit Evropian, historia lë "shumë pyetje ende pezull". Ajo i referohet gjithashtu historisë së një tjetër volejbollisteje italiane që vdiq në Stamboll në 2012, Giulia Albini. "Nuk do të doja që autoritetet të vendosin mbylljen e hetimit shumë shpejt. Siç tha nëna e Ituma, autoritetet turke kanë "pastruar" celularin e Julia Ituma dhe shpresoj që tani të ketë një bashkëpunim me autoritetet italiane. Të shohim nëse të dhënat do t'i jepen Italisë”.

MIKU

Megjithatë, një pjesë e misterit në lidhje me bisedat tashmë është sqaruar. Vetëm të enjten në mëngjes, pasi tragjedia kishte ndodhur, një djalë, ndoshta shok shkolle i volejbollistes, pa lidhje të veçanta me mjediset sportive, në pamundësi për të folur me Julia Ituma, kishte tentuar të kontaktonte privatisht disa lojtare në Instagram për të rrëfyer shqetësimin për gjendjen shpirtërore të shoqes së tij. Asnjë dritë për rastin tjetër, megjithatë, të rindezur nga mediat turke në momentet e para pas tragjedisë. Sipas tyre vajza ka shkruar “lamtumirë” në bisedën chat të grupit të skuadrës, rrethanë e cila u mohua kategorikisht nga klubi që në fillim.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI