Flash

Shpenzoi një pasuri në janar, Chelsea shkarkon Potter: zëvendësuesi e pësoi njësoj dy javë më parë

Lapsi.al 3 April 2023
Shpenzoi një pasuri në janar, Chelsea shkarkon Potter:
Chelsea shkarkoi trajnerin Graham Potter pas vetëm shtatë muajsh në krye të Blues. Klubi në këtë pikë është gati të thërrasë gjermanin Julian Nagelsmann, të shkarkuar së fundmi nga Bayern Munich. Një aventurë e pa lumtur në pankinën e Chelsea përfundon për Graham Potter. I thirrur për të zëvendësuar Tuchel, pas një sezoni të mrekullueshëm me Brighton, pati shumë pritshmëri për trajnerin anglez. Pritshmëritë nuk u realizuan duke pasur parasysh vendin e njëmbëdhjetë të Chelsea në Premier League. Potter nuk ishte në gjendje të menaxhonte si duhej ardhjet e reja të një merkato shumë të pasur. Vetëm në janar erdhën Mudryk, Enzo Fernandez dhe Joao Felix në skuadrën e londinezëve. Përmes një shënimi zyrtar, blutë kanë bërë të ditur se Bruno Saltor do të kujdeset për skuadrën si trajner i përkohshëm. Ai do të qendrojë në detyrë deri në gjetjen e një zëvendësuesi për të ardhmen. Potter i kushton shtrenjtë arkës së Blues, pasi kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027. Nëse ndërkohë nuk gjen një ekip tjetër, ai do të qëndrojë në listën e pagave të Chelsea për katër vite të tjera me një pagë mbi 11 milionë euro për sezon. Lexo më tej: Nuk ka Fair Play Financiar që ndalon Chelsea: ‘Le Parisien’ zbulon çmendurinë e re të merkatos, Neymar Julian Nagelsmann është në krye të listës së kandidatëve për pankinën e Chelsea. Një rreth vicioz që ka parë Potter të zëvendësonte Tuchel. Gjermani mori vendin e Nagelsmann te Bayern e tani Julian do të ulët në vendin e Potter.

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI