Flash

Ultrasit e Curva Nord kërcënojnë Inter: "Durimi mbaroi, mundni Juventus ose do ju trajtojmë si e meritoni"

Lapsi.al 3 April 2023
Ultrasit e Curva Nord kërcënojnë Inter: "Durimi mbaroi,

Humbja ndaj Fiorentinës ishte pika që derdhi gotën, sipas Curva Nord. Në një mesazh të postuar në Instagram, pjesa më e nxehtë e tifozëve të Inter bën të ditur kërcënueshëm: “Durimi ka mbaruar, nëse nuk arrihen rezultatet minimale do t'i quajmë të gjithë përgjegjës. E do t'i trajtojmë ashtu siç e meritojnë”. Ultrasit e Inter kanë përcaktuar edhe se cilat janë objektivët për tu përmbushur nga skuadra: "Kupa e Italisë (fitore, red), kalimi i raundit (kundër Benfica, red) dhe kualifikim në Champions".

INTER, MESAZH NGA CURVA NORD

"Ne kemi dhënë gjithmonë mbështetje, edhe pas rezultateve më të këqija të sezonit. Por tani durimi ka një fund. Si përfundim janë tre rezultate minimale që besojmë se një ekip si i yni duhet të arrijë. Kjo duke pasur parasysh vlerat superiore të skuadrës që jemi të sigurt se mund të shprehen akoma. Ne i kemi toleruar luhatjet e rezultateve sepse falë të tjerëve (Napoli, red) ky kampionat nuk ka rezultuar të jetë brenda mundësive tona. Tani ne duhet të vazhdojmë me objektiva që na shohin me meritë ende në një garë që nuk duhet të ndalet”.

Lexo më tej: Video/ Bonaventura ngrin Interin: triumfon 0-1 Fiorentina, Inzaghi pëson humbjen e tretë radhazi

PARALAJMËRIMI I CURVA NORD

"Ne do të qëndrojmë ende përkrah ngjyrave tona. Por është e qartë se nëse nuk arrihen këto rezultate do t'i mbajmë të gjithë përgjegjës. E do t'i trajtojmë ashtu siç e meritojnë. Respektoni fanellën dhe historinë tonë. Kush nuk jep gjithçka, nuk jep asgjë!".

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI