Flash

Video/ Hasani trigolësh për Këpucën e Artë: Tirana mposht Erzenin e kap Partizanin

Lapsi.al 2 April 2023
Video/ Hasani trigolësh për Këpucën e Artë: Tirana

Pas dy barazimeve radhazi mes kampionatit e Kupës së Shqipërisë, Tirana kthehet te fitorja. Bardheblutë mposhtin 3-1 Erzenin në javën e 27 të Superiores. Florent Hasani vendosi ndeshjen me një trigolësh, që e shkëput sulmuesin në krye të renditjes së golashënuesve. Shehi arrin kështu Partizanin në krye të renditjes, për të nisur një sprint final me rivalët e qytetit në fazën e fundit të kampionatit.

[video width="768" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/tirana-1.mp4"][/video]

Vetëm një fitore në 9 ndeshjet e fundit për Erzenin tregojnë se dicka është thyer në mekanizmin e skuadrës së Kapllanit. E megjithatë, shijakasit tentuan të luajnë një ndeshje të hapur ndak kryeqytetasve. Në “Elbasan Arena”, Tirana vuajti për të marrë kontrollin e lojës, të ndikuar edhe nga një lojë ritmike me përmbysje të shpeshta frontesh. Goli i parë që zhbllokoi ndeshjen erdhi menjëherë pas rifillimit . Florent Hasani ndëshkoi shijakasit në minutën e 48’ me një goditje të saktë me kokë.

[video width="768" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/erzeni.mp4"][/video]

DIFERENCËN E BËRI HASANI

Erzeni nuk u shpërbë e qendroi në lojë. Kjo ishte merita e skuadrës së teknikut Kapllani, që në minutën e 72’ barazoi me Enck. E njëjta mënyrë me avantazhin bardheblu, qendërmbrojtësi brazilian e dërgoi topin aty ku Bekaj mund të arrinte vetëm me shikim. Abazaj nga minuta e parë në fushë për herë të parë që kur u bashkua me bardheblutë në janar, tregoi se i duhet akoma kohë. E megjithatë ai që mori skuadrën mbi supe ishte Hasani. Përgjigja e numrit 9 erdhi pas tre minutash, duke u treguar më i shpejti në topin e grushtuar nga portieri Xhika.

[video width="768" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/tirana-2.mp4"][/video]

Bardheblutë sërish në avantazh dhe për Erzenin u bë e vështirë. Shijakasit duhej të guxonin me koston e hapësirave. E atëherë ndëshkuesi ishte sërish Hasani, që finalizoi golin e tretë në minutën e 89’. Sulmuesi, në fakt përfitoi nga një gabim i Enck dhe pasi kaloi edhe portierin e dërgoi topin në rrjetë. Tirana i bashkohet kështu Partizanit në krye me pikë të barabarta, ndërsa Erzeni nuk lëviz nga vendi i pestë. Mes dy kryesuesve me 47 pikë nisin tani 9 finalet e fundit në një sprint ekzkluzivisht dysh.

[video width="768" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/tirana-3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI