Flash

"Vetëm të shkulë krahun". Mezani i tërbuar me arbitrin, por edhe me lojtarët e tij: "Mundëm veten"

Lapsi.al 2 April 2023
"Vetëm të shkulë krahun". Mezani i tërbuar me

“Sigurisht që kemi keqardhje. Jo vetëm keqardhje kemi lënë pikë që do të na kushtojë jashtëzakonisht shumë. Kemi mundur ne veten. Nuk mund të pësojmë gol në goditjet standarde në çdo ndeshje". Gentian Mezani e ka të vështirë të gjejë fjalët për të shpjeguar një ndeshje të tillë, si ajo e humbur 2-1 me Kastriotin. Tekniku i bardhezinjve ka patur rezerva të mëdha në golin e anulluar Babatunde në fund të kohës së rregullt. Ndoshta do të kishte qenë goli i fitores, nëse VAR nuk do të kishte ndërhyrë. "Unë e pash rastin dhe mendoj se dora është në pozicion natyral. Vetëm të shkulë krahun. Nuk ka ku ta çoj dorën. Por pjesa mbrapa pas këtij goli të anuluar më indinjon. Kur flet trajneri, lojtarët ta dëgjojnë. Ndeshja mbaron kur i bie bilbilit arbitri. Disa lojtarë nuk e kanë menduar mirë. Mendoj se janë pikë të lëna dhe jam pa fjalë".

Kura Mezani nuk duket se po jep frytet që shpresohej te Laçi, vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit. Bardhezinjtë janë në vendin e tretë nga fundi dhe duket se e ndjejnë situatën edhe mentalisht: "E keqja e kësaj skuadre na ka shoqëruar. Ne duhet të pësojmë gol pastaj të reagojmë. Gjë që unë jam munduar të flas dhe të karikoj skuadrën. Nuk e dinë forcën e tyre. Këta lojtarë reagojnë pasi e pësojnë. Nuk është ndeshja e parë që humbasim me goditje standarde. Kur jepen detyra ato duhen t’i zbatojnë. sot dështuan në zbatimin e këtyre detyrave. Lojtarët duhen të jenë më të përgjegjshëm" përfundoi Mezani.

Lexo më tej: Video/ Kastrioti mposht 2-1 Laçin e kthehet të shpresojë: Babatunde i anulohet goli në shtesë, vendos Ajazi në të 96′

ÇELA: MUND T’I FITOJMË TË GJITHA NDESHJET E MBETURA

“Ishte një finale për ne, shansi i fundit për të qëndruar në lojë. I thashë edhe djemve që nga sot ne ndërtojmë historinë tonë. Shkruajmë një faqe të re. Nëse nuk fitonim, nuk do të kishte më asgjë për të diskutuar". Emiljano Çela tani shpreson vërtetë. Suksesi në ndeshjen direkte me Laçin e ka sjellë skuadrën e tij -6 nga zona e shpëtimit. Një situatë e tillë mund të ndryshojë rrjedhën e kampionatit në fazën e fundit të Superiores. "Kemi punuar mirë derisa shënuam golin - shpjegoi Çela -. Kur shënojmë gol, bëhemi emocional dhe shpeshherë lëshojmë zonat. Patëm fat në fundin e takimit. Përveç fatit është edhe karakteri ynë. Tani ndeshjet janë njëherë në javë, nuk ka më ngjeshje kalendari. Unë mendoj se ne do të kthehemi. I kemi mundësitë për t’i fituar të gjitha ndeshjet e mbetura”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI