Flash

Video/ Vendim unanim e 11 raunde nga 12 të fituara: Joshua mposht Franklin, por sherri plasi pas ndeshjes

Lapsi.al 2 April 2023
Video/ Vendim unanim e 11 raunde nga 12 të fituara: Joshua mposht Franklin,
Anthony Joshua është kthyer. Pesha e rëndë, në Londër, mundi me pikë amerikanin Jermaine Franklin dhe rifitoi konfidencën me ringun. I duhej britanikut një duel i tillë, pas dy ndeshjeve të fundit ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk nga ku doli i mundur duke humbur tre kurorat e kampionateve botërore të peshave të rënda (Wba, Ibf dhe Wbo). Kundërshtar ishte amerikani Franklin. Boksieri në katër vitet e fundit kishte luftuar aq pak sa iu desh të shpikte aktivitetin e një kompani që riparonte çatitë për t'ia dalë mbanë. AJ, medalje ari me polemika në peshat super të rënda në Londër 2012 në dëm të Roberto Cammarelle, nuk u shfaq brilant si në të kaluarën. Por fitoi, duke përdorur mbi të gjitha të majtën (jab dhe uppercut). Megjithëse anglezi fitoi 11 raunde nga 12, duke humbur pikët me Franklin vetëm në raundin e 11, nuk bindi. E për të kthyer boksierin dominues nuk shërbeu as debutimi i trajnerit të tij të ri, Derrick James.

PIKAVARAZHI

Në fund të fundit, megjithatë, gjiganti nga Watford nuk rrezikoi kurrë në duel. Anthony Joshua ndërtoi një sukses të qartë të certifikuar nga gjyqtarët (118-111; 117-110; 117-110). E mbajti amerikanin larg me të majtën e tij, duke përfituar edhe nga shtatlartësia. Në fund të një ndeshje të tensionuar, Joshua i dha jetë edhe një sherri. Mjaftoi një provokim në gongun e fundit, me anglezin që goditi pas koke Franklin duke zgjatur dorën, që të niste konfrontimi. Stafi i amerikanit, por edhe vetë Franklin u përballën me Joshua, por më e keqja u shmang.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI