Flash

Video/ Dwamena vendos diktatin në Superiore: tris i Egnatias në Kukës, historia një hap larg

Lapsi.al 1 April 2023
Video/ Dwamena vendos diktatin në Superiore: tris i Egnatias në

Raphael Dwamena, emri simbol i një Egnatia gati të futet në histori. Rrogozhinasit kanë dalë nga Kukësi me një 0-3 që i bën gjërat të qarta. Për Europën, apo edhe më shumë, skuadra e Tetovës nuk do të heqë dorë për askënd. Humbja e rëndë, pas një serie pozitive të bluve të Hallaçit, kthjellon verilindorët se këtë sezon do të mund të luajnë vetëm për të shpëtuar. Dwamena është protagonisti absolut me golin e tretë në kampionat që nga janari. Shumë, për ish-lojtarin e Levante, po të mendosh se është vetëm 3 gola larg Këpucës së artë, por ka bërë vetëm 11 ndeshje nga 27 të rivalëve.

[video width="768" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/egnatia.mp4"][/video]

EFEKTI DWAMNENA

Tetova e dinte se ndeshja do të ishte delikate. Kukësi do të kërkonte thellësinë dhe do të kishte vëmendjen te Dwamena. Tekniku i bluve e kishte thënë hapur në konferencë që sulmuesi do të kishte vëmendje speciale. Por në fushë gjërat dolën jashtë kontrollit pikërisht prej tij. Gol në rastin e parë të paraqitur, pas një gabimi të Abdu. Ftohtësi impresionuese para portës së Tafas dhe Kukësi e sheh veten në disavantazh në minutën e 44, pas një pjese të parë të mirë.

Dwamena likudioi pothuaj i vetëm Kukësin, sepse në nisje të pjesës së dytë, fitoi penalltinë për dyfishimin e Jackson. I shpejtë dhe intuitiv ai ndoqi një aksion që dukej i pamundur. Tafas arriti të shmangë parabolën nga mesi i fushës i Mustës, por pastaj ndaloi në mënyrë të parregullt Dwamena. Penallti me VAR nga arbitri Myrtja dhe pjesa e mbetur e lojës u bë akademi e pastër. Fernando mbylli historinë me golin e tretë në minutën e 90. Një fitore sinjifikative që dëshmon se rrogozhinasit janë një hap nga historia, për të qenë për herë të parë në kupat e Europës. 41 pikë për Egnatian dhe mbetet me 35 Kukësi, që largohet thuajse përfundimisht nga pretendimet për një vend në aktivitetet ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI