Flash

Barcelona del hapur, zëvendëspresidenti Yuste konfirmon: "Në kontakt me stafin e Messi"

Lapsi.al 1 April 2023
Barcelona del hapur, zëvendëspresidenti Yuste konfirmon: "Në
Gjatë prezantimit të edicionit të dhjetë të ‘Barça Academy World Cup’, zëvendëspresidenti i Barcelonës Rafael Yuste ka dalë hapur për rikthimin e Lionel Messi. "Leo dhe familja e tij e dinë dashurinë që kemi për ta. Kam marrë pjesë në negociatat, që në atë kohë nuk përfunduan mirë, fatkeqësisht dhe e kam gjemb brenda meje. Sigurisht që do të doja ta shihja të kthehet. E jam i sigurt që shumë tifozë ndajnë fjalët e mia - shpjegoi ai -. Për atë që mund të përfaqësojë në nivel sportiv, social dhe ekonomik. Po, jemi në kontakt me ta". Nga fjalët e Yuste kuptohet vullneti i fortë i Barcelonës për të bërë gjithçka për rikthimin e Messi. Edhe pse problemet serioze financiare nuk janë pengesë e vogël. "Unë mendoj se është gjëja më e natyrshme. Kur je i dashuruar me dikë e humbet kontaktin, vazhdon të jesh i dashuruar", shtoi menaxheri blaugrana. "E unë mendoj se Leo është gjithashtu i dashuruar me Barçën dhe qytetin e Barcelonës. Mendoj se fati do ta bëjë të mundur. Le të shohim nëse mund ta rikthejmë Leon në Barcelonë". Edhe trajneri Xavi, ish-shoku i Messi, ka dhënë gjithashtu dritën jeshile për rikthimin e Pleshtit. "Ky nuk është momenti për të folur për kthimin e Leos. Por unë do të jem i pari që do të bëj gjithçka që mundem për ta rikthyer atë. Flas shpesh me të, por ky nuk është momenti, për të mirën e të gjithëve. Për vetë lojtarin, për klubin, për skuadrën aktuale... Do të doja që ai të kthehej dhe të na ndihmonte. Ai është lojtari më i mirë në në botë dhe në histori”.

GALTIER PËR TË ARDHMEN E MESSI

Nëse në Barcelonë ëndërrojnë një rikthim të bujshëm të Messi, në Paris vazhdojnë të shpresojnë për rinovimin e kontratës. Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, komentoi situatën: "Po diskutohet mes palëve. Ne po punojmë se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm me Luis Campos dhe drejtuesit. Është qëndrimi i njërit dhe i tjetrit për atë që duam. Për t'u përmirësuar për të qenë më konkurrues. Është vendimi i Messi për klubin. Jam i fokusuar në dhjetë ndeshjet e mbetura për të arritur titullin kampion në Francë. Çfarë do të vendosë Messi, por edhe klubi, mbetet konfidenciale".

PSG NË TWITTER 'PËRGJIGJET' NË... SPANJISHT

Klubi francez, në faqen e tij në Twitter në spanjisht, postoi një video të argjentinasit në fushë me mbishkrimin e mëposhtëm: "Është bukur të të shohim përsëri, Leo!".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI