Flash

Osimhen, zhduket maska e tij fatsjellëse: 'hajduti' është Pioli, akuzojnë tifozët

Lapsi.al 30 March 2023
Osimhen, zhduket maska e tij fatsjellëse: 'hajduti'
Dihet mirë se besëtytnia është dicka e zakonshme në Napoli dhe Osimhen duket se e ka zotëruar këtë zakon të veçantë të vendit. Në fakt, nigeriani po përdor maskën mbrojtëse, edhe pse ajo nuk është më e nevojshme. Arsyeja është se maska duket se po i sjell fat. Një lajm që po shqetëson tifozët e Napolit dhe vetë Osimhen. Ngjarjen e ka zbuluar gazetari Raffaele Auriemma përmes llogarisë së tij në Tëitter. Nigeriani, nisur nga besëtytnitë, ka urdhëruar menjëherë që të bëhet një identike. Por ndërkohë duhet të përdorë një të vjetër për ndeshjen e radhës kundër Milanit. Në Napoli të gjithë shpresojnë se do të gjendet sa më shpejt. Lexo më tej: Napoli, dhuratë speciale: tortë me maskë të zezë, çokollatë e grimca lajthish të verdha si… Osimhen

TIFOZËT 'FAJËSOJNË' PIOLIN

Komente të pafundme nën postimin e Auriemma me tifozët napolitanë të shqetësuar dhe supersticiozë. E ka nga ata që drejtojnë gishtin drejt Piolit, trajnerit të Milanit. Kuqezinjtë janë kundërshtari i radhës në kampionat dhe në Champions për të kaltrit. “Demiurgu goditi sërish”, “Po çfarë po gatuan alkimisti i Parmës?”. Por ka edhe tifozë të Milanit që pyesin nëse do ta përdorin këtë episod si alibi në rast të eliminimit nga Champions League. Sfida mes Napolit dhe Milanit tashmë ka filluar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI